• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABANË IA VRANË, VETË U PLAGOS/ “E turpshme”, Gjin Guri flet nga shtrati i spitalit, i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje, policia…
Home
Breaking News

BABANË IA VRANË, VETË U PLAGOS/ “E turpshme”, Gjin Guri flet nga shtrati i spitalit, i del në mbrojtje kushëririt: S’ka lidhje, policia…

4 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjin Guri personi që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë në Dukagjin ndërsa babai i tij Zef Guri u qëllua për vdekje, ka hedhur poshtë pretendimet e policisë vendore të Shkodrës se djali i xhaxhait Gjovalin Guri është autori i kësaj ngjarje të rëndë. Në një intervistë për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Senad Nikshiqi, nga spitali Ushtarak në Tiranë, Gjin Guri e quan të turpshëm faktin që policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Gjovalin Guri si autor i dyshuar.

Edhe i dyshuari Gjovalin Guri një ditë më parë nga arratia mohoi akuzat ndaj tij të cilat i hedh poshtë edhe vetë i plagosuri Gjin Guri i cili kërkon nga policia që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së babait dhe jo të akuzojë djalin e xhaxhait që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 27 shtator në aksin Shosh-Kir në Dukagjin. 46-vjeçari, i cili mori katër plumba në trup por arriti t’i shpëtojë këtij atentati thotë se nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë person për pyllin në njësinë Shosh, e cila është edhe pista kryesore për të cilën po heton policia.

Gjin Guri tregon edhe se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë kur papritur u qëllua me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë ndërsa devijoi me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.
Këtë deklaratë i plagosuri Gjin Guri e ka dhënë edhe për Policinë e Shtetit duke hequr çdo dyshim të mundshëm se vrasja e babait të tij Zef Guri është bërë nga kushëriri Gjovalin Guri dhe duke i kërkuar policisë që të gjejë autorët e vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MJEKËSIA SHQIPTARE NË ZI/ Ndërron jetë kardiologu i njohur Ahmet Kamberi
Previous article U NDALUA DJE NGA SERBIA PËR SULMIN NË VERI/ Lirohet Millan Radoiçiç. I ndalohet…

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT