Pasi për rreth 3 orë u mor në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, eshte siguruar dëshmia e ish-kreut të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha lidhur me çështjen ‘Babalja’.
Hoxha ka pranuar para prokurorëve se ka qenë ai personi që realizoi videon me Fredi Alizotin, i cili thuhet se është autori që imitoi vëllain e Xhafajt, Agron Xhafajn.
“Dyshova se Alizoti m’u vetëofrua dhe e regjistrova. E regjistrova me një kamera në orë dore”, mësohet të ketë thënë Hoxha.


