Mëngjesi i sotëm ishte i “zhurmshëm” për opozitën e jo vetëm. Kjo pasi kreu i saj, Lulzim Basha dhe deputeti democrat Ervin Salianji duhet të paraqiteshin në Prokurori për çështjen e shumëpërfolur, atë të “Babales”.
Basha, i paditur nga Taulant Balla për “shpifje” nuk dënnjoi të sqaronte mediat apo publikun mbi deklarimet e tij brenda Prokurorisë. Siç erdhi i vetëm nga dera e mbrapme ashtu dhe doli.
U mjaftua me fjalinë: Do i shkoj deri në fund dhe se kishte një mesazh të shkurtër për kryeministrin Rama.
“Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi, shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”-tha Basha.
Nga ana tjetër, Ervin Salianji u shfaq më “trim”. Jo vetëm që hyri nga dera e perparme por edhe përshendeti gazetarët, ndonëse nuk dukej aspak i qetë.
I thirrur për “Babale 1” dhe “Babale 2”, duke qënë se ishte ai deputeti që publikoi fillimisht videot, ndonëse tani është nën hetim për një montim të tyren.
Pas disa orësh qendrimi ne Prokurori, deputeti i PD-se Salianji pohoi per gazetaret se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti. Ai me ironi tha se detajet ndoshta mund ti ketë dhënë edhe prokuroria.
“Kryesisht për videon e publikuar. Aty se isha thirrur përpara se ta publikja videon. Pyetet ishin për publikimin e videos së tyre. Sapo të dalë nga dera, mund ti ketë nxjerr. Do viheni në dijeni të plotë për të gjithë rrethanat e kësaj çështje”, tha ai.
/AlpeNews.al




