Dalja e videos së re me personazh kryesore Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë gazetari Ylli Rakipi, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, avokati i Jetmir Olldashit, Clirim Gjata dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia. Gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të Fredi Alizotit me një eksponent pranë PD, Sali Lushajn, babai i reperit Stresi, ish-truprojë i Sali Berishës. Gjithashtu, emri i Sali Lushajt ka dalë edhe në përgjimet e Prokurorisë me Fredi Alizotin. Në një bisedë telefonike, një i njohur i thotë Alizotit që të shkojë dhe të flejë të shtëpia e Saliut (Sali Lushës).
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka zbuluar se është Florenc Hoxha, ish-polici i PD, personi që ka intervistuar Fredi Alizotin në videon e publikuar dje nga deputeti Ervin Salianji. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë, foto ekskluzive ku shihet Fredi Alizoti në një lokal në shoqërinë e Sali Lushajt, eksponent i njohur në Partinë Demokratike.
Ndërkohë, Ylli Rakipi, drejtues i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka rrëfyer në “Repolitix”, sesi u njoh me audiopërgjimin e Albert Veliut, “Babales”, ku pretendohej se ishtë regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se trafikonte kanabis drejt talisë. Rakipi thotë se ish-gazetari i emisionit të tij, Jetmir Olldashi, i ka sjellë vetëm një material audio, dhe jo video dhe për këtë shkak ai nuk e ka konsideruar si të vlefshëm.
Nuk është e vërtetë që isha i përfshirë në këtë dosje. E kam marrë vesh kur më thërrastin prokurorët për gazetarin tim që kishte operuar në këtë proces. Tani, ky gazetari, Jetmir Olldashi, nuk është më me mua. Nuk e kam konsideruar atë material. Ai shkoi me detyrën që do të kishim videon. Problemet e kësaj natyre janë shumë të vështira. Në emisionin tim, TPZ, kam operuar me video. Kam pritur videon ku vëllai i ministrit do të ishte duke i shitur kanabis gazetarit. Unë nuk e pata atë dhe e konsiderova si një rast që nuk më duhej.
Ylli Rakipi, gazetar
Z.Rakipi, ishit në dijeni të lidhjeve të gazetarit Jetmir Olldashi me PD?
Për këtë rast unë dija që do takonte një njeri, Babalen, i cili do të hakmerrej ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm. Ky ishte motivi që më paraqiti gazetari. Nuk e kontrollova këtë material pasi nuk e konsiderova fare.
Nëse do kishit një dosje ku të implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm do ta transmetonit?
Patjetër. Edhe sikur i kryeministrit të ishte.
Gazetari Artan Hoxha: Nuk është i panjohur për PD. U tha se më datë 1 këtë e kishte marrë Ardi Veliu, dhe një Taulant, që bëhej fjalë për Taulant Ballën. Pasi ka marrë sallën operative, rreth muajve tetor-nëntor ka thënë se donte të bënte një regjistrim për Agron Xhafajn, por ai se afronte Babalen. Avokati Çlirim Gjata: Pse po e jep këtë fotografi, na thuaj, ç’tregon? S’po bërtas Gazetari Artan Hoxha: Që do të thotë se ky nuk është personazh i panjohur. Gazetari Ylli Rakipi: Sali Lushajn e kam takuar edhe unë. Kjo është foto që s’tregon gjë. Gazetari Artan Hoxha: Tregon që është në dosje dhe ky person ka qenë në Tiranë. Gazetari Ylli Rakipi: Mund të ketë qenë Saliu në Vlorë…
‘Ky është ‘Babalja’’, avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata: Agron Xhafaj ra me këmbët e veta në Prokurori
Avokati mbrojtës i gazetarit, Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata, tha në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv se prova e vetme e Prokurorisë kundër Babales dhe kunatit të tij, Fredi Alizoti ka rënë. Ai ka thënë se Prokuroria nuk duhet të lejonte largimin e Agron Xhafajt jashtë Shqipërisë, pas dorëzimit të kampionit të zërit.
Gjata tha gjithashtu se përpara prokurorëve vëllai i ministrit të Brendshëm është shprehur se personi që e ka denoncuar ishte “Babalja”, i cili sipas tij ende nuk ishte identifikuar se kush ishte. Prova e vetme bazë e prokurorisë është ai përgjimi i Fredi Alizotit që thotë se s’është Agroni por jam unë dhe se do i jepnin 200 mijë euro për inskenimin. Dhe pas daljes së kësaj video, e vetmja propvë e prokurorisë ka rënë. Kjo po bëhet për të shpëtuar nga Vettingu prokurorët. Kur ka dorëzuar zërin në Prokurori, kush është gabimi, i morën kampionin e zërit, pse e lanë të ikte për 24 orë? Duhej bërë ballafaqimi i Babales me Agron Xhafajn. Kur ka dhënë deklarimet përpara prokurorit ai ka thënë, atë ditë që është shfaqur audiopërgjimi, ka thënë se ky person është Agron Xhafaj, pa dale me fytyrë. Ku e dinte ai që është Babalja? Këtu ai ka rënë me këmbët e veta.
Çlirim Gjata, avokat i gazetarit Jetmir Olldashit
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në studion e Repolitix, ka zbuluar se personi që ka intervistuar ditën e djeshme, kunatin e Albert Veliut, është Florenc Hoxha, një ish-polic i njohur si i afërt në Partinë Demokratike. Diskutimi në studio: Gazetari Artan Hoxha: Florenc Hoxha është personi tjetër që ka intervistuar Fredi Alizotin, është me lidhje në PD, ish-polic. Në një vend me kaq shumë halle dhe skandale, harxhohet gjithë kjo energji me një histori të sajuar. Ne shajmë arbitrin që është prokuroria. Çlirim Gjata: Arbitri është bërë palë. Gazetari Artan Hoxha: U shpërndanë njerëzit, se i kemi parë të dy. Prokuroria na ka kapur në makinë. E mori zv. Prokurori i Krimeve të Rënda, që dua të sekuestroj videon që sapo ka dalë. I them Fevziut që ti s’ke video, se videon e mori me USB Salianji. Ata s’mund të marrin emisionin, se aty ka edhe zëra të tjerë. Se ajo video po u çua për ekspertizë, do thonë aty ka shumë zëra të tjerë. Duke mos qenë pajisja origjinale, ti s’çon kampionin e duhur atje matanë. Kjo video është e sigurtë që është problematike, se zëri nuk është origjinal, dhe e montuar. Video del me timecode, këtu nuk doli. Prokurorin e shajnë nga nëna e nga motra… Gazetari Ylli Rakipi: Unë kur pashë Salianjin që doli me videon, s’doli për të menduar si do operonte ai me prokurorinë. Ajo ishte përgjigjia e tij. Nuk e ndryshoi situatën por tregoi se bie prokuroria, se ai sharlatan që thotë ashtu, nesër del ndryshe. Shmang akuzat, ai e ktheu në një sharlatan.


