• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BABALE”/ Zbardhen DETAJE të reja: Njerëz të Bashës pritën në një shtëpi private në Bruksel familjen e Albert Veliut
Home
Politikë

“BABALE”/ Zbardhen DETAJE të reja: Njerëz të Bashës pritën në një shtëpi private në Bruksel familjen e Albert Veliut

9 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Vijojnë të dalin detaje të reja nga dosja “Babalja”, e cila trazoi përmes një skenari të mirëorganizuar, trazoi jetën politike në vend.

Së fundmi kanë dalë në dritë fakte të reja ku njerëz të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mësohet se kanë pritur në Belgjikë familjen e Albert Veliut, njohur si “Babalja” pas historisë së audio-përgjimit ku pretendohej të akuzohej Agron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Referuar provave të reja, bëhet me dije se “dëshmitari” i Partisë Demokratike është pritur nga të afërmit e kryeopozitarit Lulzim Bashan ë kohën kur ka aplikuar për azil në shtetin belg.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Fredi Alizoti, kunati i “Babales” që në historinë e serur nga PD, imitoi në audio-përgjim zërin e Agron Xhafës, u shpreh para trupës gjykuese se ish deputeti Ervin Salianji, i ka thënë se “në Bruksel familjen ka ja rregulluar Lulzim Basha. Atje e kanë pritur njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private”. ‘Këto na i thoshte Salianji”.

Nga ana tjetër, avokati i Agron Xhafës, Ardian Visha, deklaroi se është vërtetuar me ekspertizë italiane që zëri në audio-përgjim ku flitet për trafik droge, nuk është i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë që kërkoi të mos hiqet dorë nga ekspertimi i zërit të Alizotit për t’i çuar më tej hetimet.

Ardian Visha: Gjëja e parë që bëmë ka qenë gatishmëria për të dhënë mostra zëri për të provuar që ai nuk ishte i përfshirë në bisedën e sajuar. Bëmë kallëzim dhe te nesërmen e kallëzimit vendosëm dorëzimin në Itali dhe para se të iknim në Itali lamë mostrat e zërit. Pasi kinostudio PD e re sajoji këtë gjë. Kemi bërë dhe ekspertizë private në Itali. Këta zotërit llapnin në media. Zërin e Geron Xhafës ekspertojeni sa herë e ku te doni. Po përse hiqni dorë nga ekspertimi i Zërit të Alfred Alizotit.

Prokurori Genci Qana: Për t’i marrë mostrat e zërit Geron Xhafës i dhamë të lexonte një libër të prokurorit Gentian Trenova asokohe. Ministria e Drejtësisë ka sjellë informacion për dosjen “Babale”, por ngatërrimi i adresës ka bërë që mos të paraqitet sot në seancë. Ministria e ka sjellë informacionin në Dhomën Penale, por ka ngatërruar adresën duke e dërguar në Gjykjatën Civile. Pas vendimit për të ekstraduar në Shqipëri, Albert Veliun, gjykata kërkoi informacion nëse ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë apo nëse është në liri, vend ku ai kishte shkuar për të kërkuar azil politik pasi u arratis nga Shqipëria me denoncimin se e gjithë historia ishte një sajesë.

Nga ana tjetër, Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit, gazetarit që ka prodhuar skemën e mashtrimit për llogari të ish deputetit Ervin Salianji solli si prova në seancë 5 dënime të Alfred Alizotit nga vitit 1990 deri në 2015-ën ku sipas tij, vuri në dyshim “personalitetin e Alizotit si person që ka probleme me ligjin” duke thënë se nuk duhet besuar.

Ndërkohë, çudia në këtë argument është fakti se vetë Partia Demokratike ka përdorur si person të besueshëm Albert Veliun (Babalen), për të goditur kundërshtarin politik Fatmir Xhafaj. “Babale”, u konsiderua “heroi i selisë blu” edhe pse ka pasur probleme me ligjin dhe ka kryer disa vite burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KRITIKUA NGA FANSAT/ Aurela Hoxha jep deklaratën që nuk e prisnim: Kam hequr dorë nga...
Previous article STATISTIKAT E FACEBOOK "FLASIN" PËR POLITIKANËT/ Lulzim Basha e Ilir Meta gjumashë, Sali Berisha shpifës dhe Edi Rama lider

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT