• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Babai shet gjak për të ushqyer fëmijët, mjerimi i familjes nga Lapraka tejkalon çdo limit
Home
Sociale

Babai shet gjak për të ushqyer fëmijët, mjerimi i familjes nga Lapraka tejkalon çdo limit

19 January, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Mbrëmjen e sotme ka nisur emisionin më i ri në News24 ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Në emision u trajtua edhe rrëfimi i dhimbshëm i një babai me dy fëmijë të sëmurë në Laprakë të Tiranës, i cili tregoi se jeton në varfëri të skajshme dhe ka shitur gjak për t’u siguruar atyre ushqim. Tana dhe Arbër Krantja, mund të quhen me plot gojën prindër fatkeqë. Të dy djemtë e tyre, Noeli 2 vjeç dhe Antjoni 4 vjeç, janë të sëmurë.

Për arsye ekonomike nuk kemi ngrohëse, ne nuk po lajmë dot qiranë, edhe korenti që mund të vijë jashtë mase shumë për t’u ngrohur. Nuk ju mungon vetëm ngrohja por dhe ushqimi bazë. As vitaminat e domosdoshme nuk ua blejnë dot fëmijëve. Ua mbajnë shpirtin vetëm me oriz e kos. Mishit, vezës, mjaltit, frutave…. nuk ja ndjejnë shijen ndonjëherë. I kam pasur në spital fëmijët. I vogli është me anemi dhe të madhin e kam më keq”- thotë nëna e dy fëmijëve, Tana Krantja.

Ndërkohë babai i dy fëmijëve thotë se del tek Ushtari i Panjohur cdo ditë për të gjetur ndonjë punë dhe ka shitur edhe gjakun e trupit për t’u siguruar ushqim fëmijëve dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen për shkak të depresionit.

“Kam shitur edhe gjakun e trupit se nuk kisha çfarë të bëja. Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin për të ngrënë as për të pirë, u detyrova të shisja gjakun e trupit se nuk kisha si t’i shikoja në atë gjendje. Djali i madh më thoshte dua bukë, ai I vogli ia bëntë am am..se nuk flet dot. Përplasa derën se nuk durova dot më. Vajta shita gjakun e trupit tim për të sjellë ushqime prej dëshpërimit të madh kam tentuar dhe vetëvrasjen…”- thotë ai.

Pasi publiku u njoh me historinë e dhimbshme të familjes Krantja, Sidritibejleri ka marrë përsipër sigurimin e gjërave jetike për familjen. Ai mori përsipër të paguajë edhe qiranë për familjen. Sakaq edhe Elvis Naçi u shpreh se me fondacionin do jemi pranë kësaj familjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ramush Haradinaj: Flamuri i Kosovës u ngrit në Tunizi shkaku i Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit
Previous article Projekti i drejtuesve të Moto GP, një garë qytetase në vitin 2020

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT