Jo më larg se dje “plasi” skandali për familjarët e ish-deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës firmën e ndërtimi t A&E konstruksion në pronësi të babait të ish- deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj, ku pasi iu ka marrë lekët banorëve, nuk ka përfunduar ndërtimin e pallatit, duke e lenë në gjysmë. Si rezultat i lënies së punimeve në gjysmë në gropën e lënë hapur të ashensorit humb jetën tragjikisht njëri prej banorëve. Gjatë kohës që kryheshin punimet firma A&E konstruksion ka bërë shitjen e apartamenteve nga 2-3 herë duke i futur në konflikt banorët.
Por fare e pashqetësuar për këtë, Kejdi Mehmetaj ka reaguar sot vetëm pasi iu “cënua” Ilir Meta, duke iu drejtuar me një lumë akuzash, Ministres dhe zëdhënëses së qeverisë e cila më herët u shpreh: “Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! “.
Reagimi i plotë Spiropalit:
Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!
Reagimi i ish-Deputetes së LSI-së:
Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se eshte e mençur dhe triumfatore. Nga “Ramaforma” në drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Crown Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur! Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë. Por fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj.


