Dikur ka qenë pjesë e LSI-së, madje ka qenë një nga themeluesit e kësaj force politike, por tashmë Spartak Braho është rikthyer përsëri në PS dhe së fundi është edhe deputet i kësaj force politike.
Me sa duket, atij nuk i ndahet shpirti nga partia e dikurshme dhe këtë të enjte, kur opozita u rishfaq pas kaq muajsh në Parlament, ne shohim të gjithë deputetët meshkuj të LSI-së të bërë bashkë, të cilët po bëjnë foto si kujtim, me Baba Takun në qendër.



