• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKUAN AZIL NË VENDET EUROPIANE/ 46 gazetarë të KËRCËNUAR po përgatiten të lënë Shqipërinë
Home
Breaking News

KËRKUAN AZIL NË VENDET EUROPIANE/ 46 gazetarë të KËRCËNUAR po përgatiten të lënë Shqipërinë

4 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri sot të ditur se mbi 45 gazetarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për tu larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtuesi i Unioni të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se në periudhën 2017-18 janë shtuar më tej gazetarët e kërcënuar në detyrë, që kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, dhe shumë të tjerë kërkuar shtetësi në vende të tjera.

“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen”, tha zoti Çipa.

Vetëm dy ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj gazetares së njohur të kronikës së krimit, Klodiana Lala, një tjetër reporter vendor u kërcënua në Lac, ngjarje për të cilat shprehu shqetësimin e tij edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Ruajtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi.

“Solidarizohem me të dy gazetarët e kërcënuar së fundi dhe me të gjithë gazetarët që dhunohen apo kërcënohen për shkak të detyrës dhe misionit të tyre. Sidomos zonjën Lala kam patur rastin ta njoh dhe vlerësoj kurajon e saj në punën e vështirë të gazetares. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto ngjarje të shmangen e të mos ndodhin” – tha zoti Dervishi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestoi disa herë për breshërinë e plumbave të hedhura mbi banesën e familjes së gazetares Klodiana Lala.

Zoti Çipa thotë se edhe kjo ngjarje e rëndë për jetën e gazetares dhe familjes së saj rrezikon të mbetet pa zbardhur ashtu si shumë kërcënime të kolegëve të tjerë.

Persona të panjohur sulmuan me armë zjarri në breshëri banesën e prindërve të gazetares së televizionit “News 24”, Klodiana Lala më 30 gusht në periferi të kryeqytetit. Gazetarja Lala tha se dyshonte se sulmi lidhej me punën si gazetare.

Klodiana Lala është një ndër gazetaret më të njohura me përvojë shumëvjecare në mbulimin e kronikës së krimit.

Për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve, ku gjendeshin vëllai dhe fëmijët e saj, reaguan me forcë autoritetet politike e shtetërore të vendit si dhe shoqatat e gazetarëve.

Pas kësaj shumë gazetarë shkruan në rrjetet sociale se edhe atyre u kanë ndodhur shumë kërcënime për shkak të detyrës, ndaj edhe jo pak prej tyre po largohen nga vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOVIOLA, JAVA 3/ E denjë për “Oscar”: Asnjë ankesë ndaj arbitrave në të pesta ndeshjet
Previous article DEKLARATA E DELEGATIT TË OKB/ Putin dhe Erdogan duhet të shmangin gjakderdhjen në Siri

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT