• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Azem Hajdari vdiq pa imunitet…
Home
Sociale

Azem Hajdari vdiq pa imunitet…

28 October, 2017 Redaktor2 Sociale

Para se të vritej, deklarata e fundit në parlament: E përfundoj këtë deklaratë duke thënë: Poshtë Parlamenti! Poshtë qeveria kuislinge e Fatos Nanos! Poshtë Presidenti mashtrues! Poshtë kriminelët dhe hajdutët! Poshtë tradhtarët e interesave kombëtare! Poshtë ushtria greke në Shqipëri dhe poshtë sahanlëpirësit e huaj! Rrofshin idealet e dhjetorit të 1990-ës! Lavdi studentëve të dhjetorit! Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj Sali Berisha! Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria Demokratike!, Rroftë flamuri kombëtar! Lavdi zotit!

Nga Luljeta Progni

“Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për vrasjen e deputetit Azem Hajdari” ishte thirrja e kryetarit të parlamentit Skënder Gjinushi, drejtuar deputetëve më 15 shtator 1998. Në një sallë të improvizuar si në ilegalitet, larg ambienteve të godinës së parlamentit, Gjinushi po drejtonte një prej seancave më të sikletshme që ishte mbajtur ndonjë herë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Tri ditë më heret ishte vrarë një deputet, që nuk ishte si të tjerët, por kishte qenë lideri i lëvizjes studentore për rrëzimin e komunizmit dhe themelues i Partisë Demokratike.

Azem Hajdari kishte qenë një ndër deputetët më të rëndësishëm në ato tetë vite të para të pluralizmit politik që kishte vënë shpesh në siklet socialistët që po qeverisnin ato ditë kur ai u vra, por edhe bashkëpunëtorët e tij brenda së djathtës bashkë me liderin Sali Berisha.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator në oborrin e Partisë Demokratike, duke lënë pas një histori të vrullshme politike, që nisi me protagonizmin në rrëzimin e diktaturës komuniste, vazhdoi me luftën për mbijetesë brenda PD-së, partisë që vetë kishte themeluar dhe në beteja edhe më të forta me kundërshtarët politik.

Beteja e radhës ishte me socialistët në pushtet.

Jo të gjithë e dinë se atë ditë kur u vra, Azem Hajdari ishte një deputet pa imunitet. Pak muaj më herët ia kishte hequr imunitetin e deputetit, mazhoranca socialiste.

Është një situatë krejt e ndryshme nga kjo aktualja kur diskutohet heqja e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. Natyrisht, personazhet nuk mund te krahasohen përveçse mund të krahasojmë mënyrën se si është sjellë PS në pushtet në atë me një deputet të opozitës dhe si po sillet sot PS në pushtet me deputetin e vet.

Në atë kohë Azem Hajdari po gjykohej nga Kuvendi për disa akuza krejt banale në krahasim me këto që akuzohet sot ish-ministri Tahiri.

Hajdari akuzohej për nxitje të disa personave për të sulmuar disa zyrtarë policie në një aktivitet në Shkodër.

Prova nuk pati se ishte Azemi ai që i nxiti personat të “ngacmojnë” shefin e Policisë së Shkodrës në atë kohë, por imuniteti i Hajdarit iu hoq ndërkohë që akuzohej edhe për disa vepra të tjera banale që lidheshin me ligjërimin e tij në publik e në media.

Pa imunitet

Ishte data 18 shkurt 1998, kur Prokurori i Përgjithshëm i kohës, Arben Rakipi i kishte kërkuar Kryetarit të Kuvendit të shqyrtohej heqja e imunitetit për deputetin Azem Hajdari.

Ai akuzohej për vepra penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë, si dhe për fyerjen për shkak të detyrës. Prokuroria e konsideronte një shkelje kushtetuese që e kishte pranuar si të tillë edhe gjykata, e cila ishte shprehur dakord për heqjen e imunitetit të Hajdarit.

Bazuar në këtë përshkrim të ngjarjeve, si dhe në shpjegime të tjera që iu kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm në thirrjen e tij në komision, ky i fundit nuk çmoi nëse ka faj, apo nuk ka faj, nëse është fajtor, apo nuk është fajtor Azem Hajdari, por vlerësoi se organit të Prokurorisë duhet t’i hapet rruga për të filluar hetimin ndaj deputetit Azem Hajdari.

Kjo duhet kuptuar dhe këtë më mirë se kushdo tjetër duhet ta kuptojë edhe deputeti Ngjela, sepse është jurist.

Lidhur me faktin nëse duhet kontrolluar ose jo deputeti Azem Hajdari, ashtu siç nuk duhet kontrolluar deputeti Azem Hajdari, nuk duhen kontrolluar edhe deputetët e tjerë, sepse kontrolli ndaj deputetit ushtrohet pasi merret një mandat dhe kjo gjë dihet.

Ja për çfarë akuzohej Hajdari, i cili konsiderohej i pandehur në parlament, pa shkuar ende në dyert e drejtësisë. Raporti lexohet nga deputeti socialist i kohës, Spartak Braho.

“I pandehuri Azem Hajdari, veç veprave penale të lartpërmendura, duhet akuzuar për kallëzim të rremë parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. Faktet dhe provat që e rëndojnë atë edhe për këtë akuzë janë: në vazhdimësi, në gjithë median audiovizive dhe të shkruar, i pandehuri Azem Hajdari është munduar që ngjarjen e ndodhur ta paraqes si provokacion të forcave të rendit të urdhëruara nga Ministria e Brendshme dhe kryetari i SHIK-ut për ta eliminuar atë fizikisht. Në datën 4, pa u marrë si i pandehur, Azem Hajdari ka paraqitur në organin e prokurorisë kallëzim për ndjekje penale duke akuzuar Neritan Cekën, Fatos Klosin, Ilir Çanon, Mithat Havarin, Fran Nojën, Kastriot Brukën, kallëzim për ndjekje penale ndaj personave të mësipërm të akuzuar për veprën penale të vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, mbetur në tentativë. Nga kallëzimi i paraqitur në prokurori dhe nga shpjegimet e tij në hetimin paraprak, i pandehuri Azem pretendon se në hyrje të qytetit, tek ura e Lezhës, është qëlluar me armë automatike nga forcat e policisë vetura e tij e blinduar tip “Lançia” dhe se autovetura ka marë disa goditje nga plumbat e hedhura me armë zjarri në 6 pozicione të ndryshme. I pyetur nga hetimet paraprake, për goditjet me armë pretendon edhe shoferi që drejtonte autoveturën Arben Halili. Këto pretendime të të pandehurit Azem janë të fiksuara edhe në procesverbalin e datës 15.2.1998. Mirëpo alibia e krijuar nga i pandehuri Azem në bashkëpunim me shoqëruesit e tij, si dhe kallëzimi penal që  ka paraqitur para organeve të procedimit hidhet poshtë duke u vërtetuar të kundërta si më poshtë:

Së pari, nga të gjithë dëshmitarët e pranishëm në ngjarje, pranohet  fakti se në asnjë rast në postblloqe nuk ka kaluar Azem Hajdari dhe nuk është qëlluar me armë në drejtim të autoveturës ku udhëtonte.

Së dyti, pozicioni ku pretendon i pandehuri Azem Hajdari se është qëlluar me armë zjarri, vendet e goditjes së veturës me plumba pothuajse në të gjitha pjesët anësore dhe ballore të saj, si dhe shtimi i autokolonës, ku vetura e tij vinte e dyta, përjashtojnë goditjen me armë zjarri, pasi po të kishte qenë i vërtetë një fakt i tillë duhet të ishin qëlluar edhe autoveturat e tjera që ishin para dhe mbrapa tij.

Së treti, i pandehuri Florian Kalidhopulli, që udhëtonte në një veturë me të pandehurin Hajdari, në shpjegimet e tij e përjashton këtë fakt dhe pohon se ai nuk ka ndjerë të goditura me armë zjarri.

Së katërti, nga mbikëqyrja e autoveturës, nga eksperimenti hetimor dhe ekspertimi trasologjik, balistik me ekspertë kriminalistë nga Laboratori Qendror i Kriminalistikës rezulton se dëmtimet autoveturës tip “Lançia” nuk janë bërë me armë zjarri, por me pajisje të tjera siç mund të jenë pajisjet me kaçavidë etj.

Përfundimisht, konkluzionet e eksperimentit hetimor hodhën poshtë çdo pretendim të të pandehurit Azem Hajdari, i cili së bashku me avokatin e tij kanë nënshkruar rregullisht këtë procesverbal”.

Deklarata e Hajdarit për komisionin mandateve

“Ju vë në dijeni se mora kërkesën tuaj, nr. protokolluar me shkresën 409, datë 19.2.1998, si njoftim të Komisionit të Mandateve për t’u paraqitur si deputet i Kuvendit Popullor pranë këtij komisioni, në një seancë pyetjesh për të sqaruar pozitën time pranë jush si deputet i Kuvendit Popullor.

Lidhur me kërkesën që, sipas jush, ka depozituar Prokuroria e Përgjithshme, për heqjen e imunitetit tim, me përmbajtjen e së cilës nuk jam njohur zyrtarisht, sqaroj Komisionin e Mandateve se kjo seancë pyetjesh nuk çmohet e domosdoshme nga ana ime, për faktin se rreth kësaj kërkese dhe akuzave që më janë bërë jam përgjigjur publikisht me shkrim dhe me gojë, si dhe rreth atentatit që është organizuar ndaj meje dhe djalit tim, të afërve dhe miqve të mi nga policia politike shqiptare e kombinuar kjo nga Neritan Ceka, Ilir Çano, Mithat Havari, Fatos Klosi dhe persona të tjerë që janë pjesë e materialeve komprometuese të cilat unë i disponoj.

Për pjesën tjetër të akuzës të montuar e konsideroj atë politike, gjë për të cilën ndjehem krejtësisht i qetë dhe tashmë i qëndrueshëm dhe i fuqishëm ndaj pushtetit të paligjshëm që ju përfaqësoni.

Zotërinj të Komisionit të Mandateve, pa dashur t’ju paragjykoj në qëndrimin tuaj për këtë çështje, dua t’ju deklaroj dhe t’ju rikonfirmoj qëndrimin tim lidhur me pozitën tuaj. Jeni tërësisht të paligjshëm. Keni ardhur në pushtet me banda, më 29 qershor, duke djegur dhe shkatërruar bashki, prefektura, komisariate policie, duke vrarë policë, punonjës të SHIK-ut, civilë dhe duke terrorizuar të gjithë popullsinë civile në Shqipëri.

Jeni Parlament që keni legalizuar forcat greke në Shqipëri, në kundërshtim me kushtetutën, lirinë, sovranitetin dhe integritetin e vendit dhe sakrifikuar tërësisht interesat kombëtare dhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Keni zgjedhur një kryeministër të paligjshëm, i dënuar nga të 3 shkallët e gjykimit si hajdut ordiner, një president që ka konkurruar në terror, në Cërrik, me fotografinë e Enver Hoxhës. Pushteti juaj ka dhënë pseudoprova dhe pseudoakuza dhe, më në fund, më keni dhënë 5 plumba nga një deputet i juaj në Parlament, procesin e të cilit e keni gjykuar nga një Gjykatë Ushtarake.

Kërkesën për të dorëzuar imunitetin tim ndaj një procesi politik e kam bërë vetë, ju ju ngelet të merrni vetëm vendimin e turpit historik që ju kanë porositur shefat tuaj të inkriminuar që përfaqësojnë pushtetin antikombëtar në Shqipëri.

Ju informoj se nuk më impresionon fare qeveria kuislinge e Fatos Nanos, as Prokurori anemik i Përgjithshëm, vasal i kësaj Qeverie dhe jo i ligjit. Jam gati ta provoj në çfarëdorrethane nderin tim, legjitimitetin tim, partisë time, idetë e mia dhe të shoqëruesve që kisha me vete.

E përfundoj këtë deklaratë duke thënë: Poshtë Parlamenti! Poshtë qeveria kuislinge e Fatos Nanos! Poshtë Presidenti mashtrues! Poshtë kriminelët dhe hajdutët! Poshtë tradhtarët e interesave kombëtare! Poshtë ushtria greke në Shqipëri dhe poshtë sahanlëpirësit e huaj! Rrofshin idealet e dhjetorit të 1990-ës!, Lavdi studentëve të dhjetorit! Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kryetari i saj Sali Berisha! Rroftë populli shqiptar! Rroftë Shqipëria Demokratike! Rroftë flamuri kombëtar! Lavdi zotit!

Kryetari i komisionit parlamentar të mbrojtjes,deputeti i Kuvendit Popullor Azem Hajdari”.

Ishin ditët e fundit të asaj legjislature. Azem Hajdari u vra më 12 shtator të atij viti, vetëm pak ditë pasi nisi punimet legjislatura e re e kuvendit të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE/ Gruaja që u masakrua me çekiç kërkoi ndihmë por....
Previous article Armina realizon "filmin" e parë, tmerrësisht seksi

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj Aktualitet

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT