• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AZEM HAJDARI U VRA PER HAKMARRJE? Prokuroria reagon: Do ta apelojmë vendimin për Izet Haxhinë
Home
Aktualitet
Kronikë

AZEM HAJDARI U VRA PER HAKMARRJE? Prokuroria reagon: Do ta apelojmë vendimin për Izet Haxhinë

14 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës nuk ka ndryshuar vetëm masën e dënimit ndaj Izet Haxhisë për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit, por edhe kualifikimin e veprës penale. Në vendimin e dhënë pak ditë më parë për 21 vjet heqje lirie ndaj të pandehurit, thuhet se vepra penale për të cilën ai u shpall fajtor është vrasja për hakmarrje, sipas nenit 78/2 të kodit penal. Detajet për këtë ndryshim mbetet të shikohen në vendimin e plotë të gjykatës.

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar se atentati ndaj Azem Hajdarit, një nga ngjarjet më të rënda në politikën Shqiptare të pas viteve 90, ka ndodhur për shkak të hasmërisë.

Në këtë konkluzion kanë dalë tre anëtarët e trupit gjykues, Lazer Sallaku, Kastriot Gramshi dhe Kujtim Vranici, të cilët e kanë konsideruar ngjarjen e vrasjes së Hajdarit në 12 shtator 1998, si një ngjarje që nuk ka lidhje me aktivitet politik dhe jetën parlamentare të deputetit.

Gjykata shprehet se vrasja ka lidhje me hasmërinë, që ka lindur mes një grupi personash në Tropojë, grup në të cilin aderonte dhe mbante shoqëri edhe i pandehuri, Izet Haxhia.

Duke vërejtur vendimin e gjykatës së Tiranës të marrë në 11 shkurt 2022, shikohet qartazi se trupa gjyqësore, në përfundimit të gjykimit ka bërë një ndryshim të akuzave.

Ndryshe nga çfarë e akuzonte prokuroria Izet Haxhinë, për vrasje në rrethana cilësuese” të një funksionari publik, si dhe për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, të Besim Çerës, ish-truprojë e Azem Hajdarit, si dhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Zenel Nezës, gjithashtu ish-truprojë e deputetit, gjykata e ka dënuar të pandehurin vetëm për njërën nga veprat penale.

Tri akuzat janë rrëzuar nga trupi gjykues, duke e akuzuar dhe dënuar Haxhinë me 21 vite burgim, vetëm për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, sipas nenit 78 paragrafi i dytë i kodit penal që flet për vrasjen e kryer për hakmarrje.

Në vendimin e saj gjykata nuk është shprehur për dënimin apo deklarimin e pozitës së Izet Haxhisë në vrasjen e Besim Çerës dhe plagosjen rëndë të Zenel Nezës.

Nisur nga kjo situatë burime pranë prokurorisë së Tiranës bënë me dije për “Ora Neës”, se vendimin do e apelojnë sapo të njihen me argumentet e zbardhura nga gjykata.

Ky është procesi i dytë që zhvillohet ndaj Izet Haxhisë, pasi më herët ish-truproja i Sali Berishës, u dënua në mungesë me 25 vite burg.

Prej vitesh i arratisur në Turqi, Izet Haxhia u arrestua atje në vitin 2008 dhe pas ekstradimit në Shqipëri fitoi të drejtën e rigjykimit në fund të të cilit u dënua me 21 vjet heqje lirie.

Hajdari u vra për hakmarrje?! Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Brenda 5 javësh, pritet heqja e kufizimeve në Gjermani
Previous article RENDITJA NË SUPERIORE/ Asnjë “blof” në javën e 20, tabela e klasifikimin mbetet e pandryshuar

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT