• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA/ Rama dy ditë në pesë kryeqytete ballkanike. Turi nis me Shkupin, në pritje të konfirmimit të takimit me Kurtin
Home
Politikë

AXHENDA/ Rama dy ditë në pesë kryeqytete ballkanike. Turi nis me Shkupin, në pritje të konfirmimit të takimit me Kurtin

6 July, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin ballkanik, ku do të zhvillojë takime në Shkup, Prishtinë, Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë. Ndalesën e parë kreu i qeverisë do ta ketë në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takohet me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në orën 11:00 të ditës së sotme.

Në orën 12:00, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Rama do të udhëtojë drejt Prishtinës. Në orën 16:00, Rama do të takohet me presidenten Vjosa Osmani ndërsa në orën 17:15, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me Ramën duke thënë se së pari duhej të mbahej mbledhja e përbashkët e qeverivë në Gjakovë, sipas të cilit ishte anuluar në mënyrë të paparsyeshme, kryeministri Rama në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Të nesërmen, me 7 Korrik, Rama do të udhëtojë në Bosnje Hercegovinë ku do të pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo dhe më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. Më vonë, në orën 13:45, Rama do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Në orën 16:00 do të takohet edhe me presidentin Jakov Milatovic. Më pas do të niset për në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe më pas do të mbajnë konferencën e përbashkët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA TRAGJIKE E 26-VJEÇARES/ Udhëtoi drejt Turqisë për të punuar si kujdestare, por përfundoi në punonjëse seksi,
Previous article NGA DËSHMIA E DJALIT TË BEJTJAS TEK AJO E KUNDËRSHTARIT TË TIJ/ Çfarë ndodhi pak orë pas atentatit në Krujë: Babi...

s.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT