• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA NDERKOMBETRARE. 09.02.2018. Vizita, takime, sëmundje e dënime. Çfar po ndodh rreth botës
Home
Nderkombetare

AXHENDA NDERKOMBETRARE. 09.02.2018. Vizita, takime, sëmundje e dënime. Çfar po ndodh rreth botës

9 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Mbyllet përsëri qeveria amerikane- Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur për herë të dytë gjatë këtij viti, pasi Senati nuk ka mundur të votojë projektligjin për financim para afatit të fundit që ishte dhënë.

Ligjëvënësit do të takohen sërish sot derisa liderët e Senatit kanë shpresuar që mbyllja të zgjasë vetëm disa orë.

Votimi i ri është caktuar për orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tillerson viziton Lindjen e Mesme– Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të udhëtojë në Lindjen e Mesme, në mesin e tensioneve të ngritura, pas rritjes së dhunës në Siri.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar më 8 shkurt se Tillerson do të vizitojë, Turqinë, Libanin, Egjiptin dhe Kuvajtin në datat 11-16 shkurt.

Zgjedhjet në Rusi- Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit në Rusi, në të cilat parashikohet fitorja e presidentit aktual, Vladimir Putin.

Lista e kandidatëve është finalizuar kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zyrtarisht kandidimin e Ksenia Sobchak dhe Maksim Suraikin në ditën e fundit të procesit të regjistrimit.

“Beatles” kapen në Siri- Të fundit, nga katër luftëtarët famëkeq të ISIS nga Britania janë kapur në Siri. Alexanda Kotey, 34 vjec dhe El Shafee Elsheikh 29 vjec, akuzohen se kanë vrarë dy duzina me pengje në Siri.

Ata u kapën nga forcat kurdë të ndihmuara nga SHBA.

Udhëheqësi i tyre, Mohammed Emwazi, i njohur me emrin Xhihadi Xhon, u vra në një sulm ajror në vitin 2015. Ai besohet se është fajtor për vrasjen e gazetarëve James Foley dhe Steven Sotloff. I katërti, Aine Davisu dënua për terrorizëm vitin e kaluar në Turqi. Katërshja njihen ndryshe edhe me emrin “Beatles”.

Uniformat luksoze në shkollë –Një shkollë në Japoni është kritikuar për arsye se ju kanë thënë nxënësve të blejnë uniformat e Armanit për 700 dollarë. Drejtori i shkollës tha se është e rëdësishme që të blehen këto uniforma për arsye se shkolla fillore e Taimeit gjendet në rrethin e modës Ginza dhe është 200 metra larg nga zyra qendrore e Armanit.

“Isha e befasuar dhe pyesja veten pse uniformat e tilla luksoze të zgjedhen për një shkollë fillore publike”, tha një nënë.

Gripi që vret- Një adoleshente ka ndërruar jetë një muaj pasi ishte sëmurë nga gripi. Melissa Whiteley, 18 vjeç, vdiq në Spitalin Glenãeld, Leicester, e rrethuar nga familja e saj.

Motra e saj, binjake Megan ndihet e shokuar nga ngjarja e rëndë dhe është në gjendje shoku nga fatkeqësia që përfshiu familjen e saj.

Dënohet nipi i diktatorit- Nipi i diktatorit spanjoll Franco u dënua sot me 30 muaj burg për përplasje të qëllimshme me një makinë të Gardës Civile, gjatë ndjekjes nga forcat e rendit në 2012, bëri të ditur një burim gjyqësor.

Një gjyqtar në Teruel (lindje) dënoi Francisco Franco Martínez-Bordiú, 63 vjeç me 18 muaj burg për çënim të autoritetit të shtetit dhe 12 muaj për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

Ai duhet t’i paguajë gjithashtu në formë dëmi plus interesa shumën prej 1 500 euro një agjenti të policisë i plagosur prej tij dhe 2 720 euro Gardës civile për makinën e aksidentuar.

Parada ushtarake e kërkuar nga Trump- Presidenti Donald Trump dëshiron zhvillimin e një parade ushtarake që të tejkalojë për nga madhështia atë të zhvilluar në Paris vitin e kaluar me rastin e “Ditës së Bastijës”.

Pentagoni po bën plane për një demonstrim të fuqisë ushtarake në kryeqytetin amerikan.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes njoftoi të mërkurën se po punohet për zhvillimin e mundshëm të një parade ushtarake.

Ish-ministri dënohet me burg- Një ish-ministër socialdemokrat i Financave dhe kryekëshilltar i qeverisë rumune, Darius Valcov u dënua me tetë vjet burg në instancën e parë për marrjen e më shumë se një milionë eurove ryshfet.

Valcov, 40 vjeç, u shpall fajtor për trafik influence dhe pastrim parash pasi kishte ndihmuar një kompani rumune për të fituar nga tregjet publike të paktën deri në 20 për qind të shumave të punimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidenti konfirmon: Do të shkojë tek Inter dhe do të ketë një klauzolë 110 mln euro
Previous article Eva Murati sjell foto nga fëmijëria, nuk do ju besohet sa kafshë mblidhte në shtëpi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT