E premtja e datës 29/06/2018 ofron takime me karakter politik, dita e dytë e samitit të BE, dhe diskutime mbi lëvizjet migratore.Disa nga eventet kryesore po i paraqisim si më poshtë:
BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e dytë e samitit të BE-së kushtuar Brexit, për reformat e zonës euro dhe regjimin europian të azilit.
ATHINË (Greqi) – Komisionerja për të drejtat e njeriut i Këshillit të Europës, Dunja Mijatovic përfundon vizitën katër ditore në Greqi dhe zhvillon një konferencë shtypi për çështjen e azilkërkuesve dhe ndikimin e krizës ekonomike tek të drejtat e njeriut.
HAGË (Holandë) – Seanca publike para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përsa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut pretenduar nga Katari për Emiratet e Bashkuara Arabe.
MOSKË (Rusi) – Vëllai i opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, Oleg, del nga burgu pasi ishte dënuar me tre vite e gjysmë burg në një çështje për shpërdorim fondesh.
MOSKË (Rusi) – E deleguara për të drejtat e njeriut në Ukrainë,Lioudmyla Denissova zhvillon një konferencë shtypi në Moskë.
SHAH ALAM (Malajzi) – Rifillon procesi i të akuzuarve për vrasjen e Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i drejtuesit të Koresë së Veriut.
MANAMA (Bahrein) – Sesion i Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO