NGJARJE KRYESORE
HASSA (Turqi)/DAMASK – Zhvillime në ofensivën tokësore dhe ajrore të ndërmarrë nga Turqia kundër Njësisë së Mbrojtjes së Popullit (YPG), një ushtri kurde e konsideruar si një organizatë terroriste në veri të Sirisë.
UASHINGTON – Të zgjedhurit republikanë dhe demokratë po përpiqen të dalin nga pengesa e shkaktuar nga mosmarrëveshjet e tyre për buxhetin që paralizon administratën amerikane një vit pas marrjes së detyrës nga Donald Trump.
BON/BERLIN – Të ndarë, social-demokratët gjermanë të SPD mblidhen në kongres në Bon për të miratuar apo hedhur poshtë një koalicion me konservatorët e Angela Merkel, që do të mblidhen menjëherë më pas në Berlin për të studiuar qëndrimin e SPD.
LIMA – Papa Françesku përfundon vizitën njëjavore në Amerikën Latine me një meshë në një bazë ajrore të Limas, pas një takimi me 5 000 priftërinj dhe murgesha.
TË TJERA
AMMAN/TEL AVIV – Pas Egjiptit, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence në vizitë në Jordani në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme, në një kohë kur njohja e njëanshme nga SHBA-ja e Jeruzalemit si kryeqytetet i Izraelit ka shkaktuar tensione me palestinezët.
Ai do të takohet me mbretin Abdallah II para se të shkojë në Izrael.
ALGJER – Takim i ministrave të Punëve të Jashtme të dialogut 5+5, nën presidencën e kreu të diplomacisë algjeriane, Abdelkader Messahel dhe homologut francez, Jean-Yves Le Drian.
TEHERAN – Vizitë e kryeministrit të Kurdistanit irakian, Netchirvan Barzani në Teheran, ku do të takohet me zyrtarët e lartë.
LONDËR – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, i cili do të vizitojë ambasadën e re të SHBA-së.
MADRID – Salloni ndërkombëtar i turizmit FITUR.
SELANIK (Greqi) – Manifestim i opozitës për një zgjidhje të mosmarrëveshjeve Athinë-Shkup për emrin e Maqedonisë, në sfondin e rifillimit të negociatave për këtë mosmarrëveshje.
SEUL – Vizitë e një delegacioni të Koresë së veriut në kuadër të përgatitjes për pjesëmarrjen e këtij vendi në Lojërat Olimpike të dimrit, në muajin shkurt në Korenë e Jugut.


