NGJARJE KRYESORE
SEUL – Përgjegjës të lartë të dy Koreve takohen sotë për herë të parë zyrtarisht pas më shumë se dy vite tensionesh të provokuara nga ambiciet bërthamore të Phenianit.
PEKIN – Presidenti francez, Emmanuel Macron hyn në fazën më të rëndësishme të vizitës së tij në Kinë, ku do të zhvillojë takimet e para politike me presidentin kinez, Xi Jinping dhe arritjen e një sasie të madhe kontratash për sipërmarrjet franceze në Kinë.
BRUKSEL/VARSHAVË – Kryeministri polak Mateusz Morawiecki takohet në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, pas aktivizimit nga Komisioni të një procedure të paprecedentë kundër vendit të tij për shkak të reformave të kritikuara në drejtësi.
NGJARJE TË TJERA
LONDËR – Kryeministrja britanike, Theresa May mbledh për herë të parë qeverinë e saj të re.
BERLIN – Konservatorët dhe socialdemokratët gjermanë vazhdojnë bisedimet e tyre eksploruese për t’u përpjekur që të krijojnë një qeveri rreth tre muaj e gjysmë pas zgjedhjeve.
LAS VEGAS – Fillon salloni “Consumer Electronics Show” (CES) në Las Vegas, takimi më i madh vjetor ku prezantohet teknologjia e përdorshme nga publiku i gjerë.
OKB – Këshilli i sigurisë në OKB debaton për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe për situatën në Republikën Demokratike të Kongos.
BEJRUT – Regjimi sirian rrit presionin mbi dy bastionet e mëdha rebele, me sulme ajrore vdekjeprurëse në veriperëndim dhe një ofensivë për të marrë një bazë ushtarake strategjike pranë Damaskut.


