UASHINGTON – Kongresi amerikan ka kohë deri të mesnatë për arritjen e një marrëveshjeje për financimin e qeverisë federale dhe për të shmangur një “shutdown” tjetër, paralizimi i disa administratave.
TOKIO – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence i drejtohet ushtarëve amerikanë në Japoni para nisjes për Lojërat Olimpike të dimrit.
TË TJERA
TAIPEI – Forcat e shpëtimit po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit që shkaktoi të paktën shtatë të vdekur dhe 260 të plagosur.
PHENIAN – Paradë ushtarake në Phenian me rastin e 70-vjetorit të krijimit të ushtrisë koreano-veriore, një demostrim force një ditë para hapjes së Lojërave Olimpike të dimrit në Korenë e Jugut.
BERLIN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret presidentët e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker para samitit të BE-së.
STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Parlamentit Evropian.
BRUKSEL – Vizitë e shefit të diplomacisë polake, Jacek Czaputowicz.
AFRINE (Siri) – Ofensivë e ushtrisë turke dhe rebelëve sirianë kundër enklavës kurde të Afrines në veri të Sirisë.
UASHINGTON – Vizitë në Uashington e këshilltarit kinez të Shtetit, Yang Jiechi, personazh kyç i diplomacisë kineze. Ai do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson./
/ec/ ATSH/


