E premte, 06/07/2018. Dita e sotme ofron zhvillimi nga arena ndërkombëtare, kryesisht politike por edhe kulturore. Disa nga ngjarjet më kryesore po ja ja u paraqesim si më poshtë:
SOFJE – Vizitë e kryeministrit kinez, Li Keqiang në Bullgari dhe më pas në Gjermani.
VJENË – Irani dhe pesë nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes bërthamore iraniane (Kinë, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermnai) mblidhen për herë të parë që kur Donald Trump vendosi të nxjerrë SHBA-në nga ky pakt.
LODNËR – Kryeministrja Theresa May mbledh këshillin e ministrave për të përcaktuar se si do të jenë marrëdhëniet e ardhshme me BE-në pas Brexit.
MADRID – Ish-presidenti amerikan, Barack Obama merr pjesë në një konferencë mbi ekonominë qarkulluese.
BERLIN – Këshilli gjerman i ministrave pritet të miratojë projektbuxhetin për Mbrojtjen për vitet 2019-2022.
PORTO – Ish-presidenti amerikan Barack Obama merr pjesë në një konferencë mbi ndryshimin klimatik.
SOFJE – Takim dypalësh mes kryeministrit kinez, Li Keqiang me homologun e tij bullgar Boiko Borissov.
PARIS – Takim mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe emirit të Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Than.
PARIS – Takim mes Emmanuel Macron dhe kryeministres norvegjeze, Erna Solberg.
UASHINGTON – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo fillon një tur me vizitën e parë në Phenian, më pas Tokio, Hanoi, Abu Dhabi dhe Bruksel nga 5-12 korrik.
WASHINGTON – Hyjnë në fuqi taksat doganore mbi importet drejt SHBA-së të 34 miliardë dollarë produkte kineze në lidhje me konfliktin mbi pronën intelektuale. Pekini pritet të përgjigjet me masa të ngjeshme.
NIJNI NOVGOROD – Zhvillohet ndeshja e parë e çerekfinaleve të Kupës së Botës 2018 mes Uruguait dhe Francës në orën 16:00.
KAZAN – Brazili i Neymar përballet me Belgjikën e Eden Hazard, një çerekfinale e Botërorit 2018 që pritet të jetë shumë spektakolare.


