• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA NDERKOMBETARE 06.02.2018/ Ngjarjet më të rëndësishme nga BOTA
Home
Nderkombetare

AXHENDA NDERKOMBETARE 06.02.2018/ Ngjarjet më të rëndësishme nga BOTA

6 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Përplasjet SHBA- Rusi- Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përplasur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth dyshimeve se Qeveria e Sirisë ka përdorur sërish armët kimike në një zonë të kontrolluar nga rebelët.

Ambasadorja e SHBA-së, Nikki Haley, e akuzoi Rusinë për bllokimin e hetimeve mbi përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga ushtria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në provincën e Goutas Lindore.

Sulmi ka ndodhur në fundjavë dhe Haley tha se Rusia i bllokon hetimet pavarësisht “dëshmive të dukshme për dhjetëra viktima”.

Dënimi i aktivistëve- Gjykata e Apelit në Hong Kong pritet të vendosë sot dënimin për Joshua Wong dhe dy aktivistë tjerë për rolin që kishin në organizimin e protestave katër vite më parë.

Përderisa Pekini ushtron shumë ndikim mbi punët e Hong Kongut, rasti i aktivistëve është provë kyçe për të parë nesë ky territor mund të mbrojë liritë themelore.

Rrëzimi i helikopterit- Në Japoni është rrëzuar një helikopter ushtarak, përkatësisht në ishullin jugor të Okinawa. Një anëtar i ekuipazhit ka vdekur, ndërsa një tjetër është i zhdukur. Nuk raportohet për vdekje të ndonjë civili.

Arrestimi i gazetarëve- Dy gazetarë të Reuters janë arrestuar deri sa po hetonin ekzistencën e një varri masiv të muslimanëve. Ata do të dalin para gjykatës në Mianmar sot.

Thellohet kriza në Maldive- Kriza politike në Maldive po shkon drejt përkeqsimit. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka dërguar trupa për të rrethuar Gjykatën Supreme.

Dënimi për mjekun që dhunoi fëmijë- Ish-mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës së SHBA-së, Larry Nassar, është dënuar me burgim nga 40 deri në 125 vjet. Nassar mori dënimin e tretë dhe të fundit, për abuzimin seksual me gjimnastet femra.

Lirohet nga burgu trashëgimtari i Samsungut- Një gjykatë Apeli në Korenë e Jugut pezulloi një dënim me burg ndaj trashëgimtarit miliarder të kompanisë “Samsung Electronics”, Lee Jae-Young, dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Gjykata reduktoi gjithashtu dënimet për katër drejtues të tjerë të Samsung-ut, që ishin dënuar krahas Lee Jae-Young.

Dhjetra civilë të vrarë në Siri- Së paku 23 civilë janë vrarë të hënën, kur forcat qeveritare të Sirisë kanë kryer sulme ajrore në një enklavë që kontrollohet nga rebelët, pranë Damaskut.

Katër fëmijë janë në mesin e të vrarëve në Goutan Lindore, ndërsa, së paku 70 persona janë plagosur.

Sulmuesi i Parisit del para gjyqit- I dyshuari i vetëm i mbijetuar nga sulmet terroriste në Paris më 2015 ka refuzuar të përgjigjet para trupit gjykues në një gjykatë në Belgjikë, ku është në gjyq për luftën me të shtëna që ka çuar në arrestimin e tij.

Salah Abdeslam ka thënë se nuk do të përgjigjet në pyetjet e gjykatësit. Prokurorët francezë besojnë se ai ka pasur rol të madh në sulmet e Parisit, më 2015, në të cilat persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës kanë vrarë 130 veta dhe kanë plagosur qindra të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrsalkjo i jep fund spekulimeve, rinovon me Atletico Madrid
Previous article Younes, shpjegon arsyet përse dështoi transferimi te Napoli

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT