NGJARJE KRYESORE
KOSTA RIKA – Kosta Rika “Zvicra e Amerikës Qendrore” voton për zgjedhjet presidenciale shumë të hapura. Katër kandidatë nga 13 do të kenë mundësi të marrin pjesë në turin e dytë të zgjedhjeve.
AFRINE/IDLEB (SIRI) – Luftimet e përgjakshme vazhdojnë në veri të Sirisë, në enklavën kurde të Afrines, ku vazhdon ofensiva e ushtrisë turke dhe aleatëve sirianë dhe në Idleb ku forcat e regjimit dhe aleati rus kanë ndërmarrë një operacion në fund të dhjetorit për të marrë këtë provincë.
TË TJERA
ROMË – Reagime pas shkëmbimit të zjarrit nga një mbështetës i ekstremit të djathtë ku mbetën të plagosur gjashtë persona me origjinë të huaj, në pjesën qendrore të Italisë.
BERLIN (Gjermani) – Konservatorët dhe social-demokratët shpresojnë të përfundojnë negociatat për të formuar së bashku një qeveri.
ATHINË (Greqi) – Manifestim tjetër i opozitës në Athinë për një kompromis për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë, pas një tubimi në Selanik në fund të janarit.
NIKOZI (Qipro) – Turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Presidenti qipriot konservator, Nicos Anastasiades, i cili kryesoi në turin e parë do të përballet me kandidatin e majtë, Stavros Malas për të drejtuar kërë vend të vogël të ndarë që prej 40 vitesh.
ADEN (JEMEN) – Përpjekje për vendosjen e një armëpushimi afatgjatë në Aden mes separatistëve të jugut dhe qeverisë.
TEHERAN (IRAN) – Konferencë shtypi e ministrit iranin të Naftës.
BUENOS AJRES – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson takon homologët meksikan dhe kanadez në kuadër të një turneu në Amerikën Latine.


