• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA/ Mblidhet sot KRYESIA e Partisë Socialiste
Home
Shqipëri

AXHENDA/ Mblidhet sot KRYESIA e Partisë Socialiste

31 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Partia Socialiste mbledh sot një nga forumet e saj kryesore drejtuese. Në orën 18.30 në selinë e kësaj partie, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së kësaj partie. Lajmi konfirmohet për mediat, nga burime të kësaj partie. Nuk dihet me saktësi axhenda e kësaj mbledhje, por pritet që ajo të ketë lidhje me fillimin e punës për riorganizimin e brendshëm të kësaj partie, për katër vitet e ardhëshme, gjatë kohës që ajo qeveris Shqipërinë në një mandat të dytë.

Një nga pikat e kësaj mbledhje, besohet të jetë raporti për ecurinë e zgjedhjeve të reja në organaizatat e kësaj partie ne bazë, pas analizës që po zhvillohet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit të këtij viti. Siç u njoftua në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie pak ditë më parë në Hotel Tirana, në të gjitha ato organizata socialiste ku rezultati i arritur ishte më i dbët se në zfgjedhjet e kaluara, pra në qendrat e votimit ku PS nuk doli forcë e parë, do të zgjidhen në krye të tyre drejtues të rinj.

Kjo mbledhje vjen menjëherë pas debatit që shoqëroi në publik, media dhe në Parlament, kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ti hapur rrugën një arrestimi të mundshëm të ish ministrit të Brendshëm socialist Saimir Tahiri. Të mërkurën e kaluar, me 75 votat e mazhorancës së majtë Parlamenti e rrëzoi këtë kërkesë. Por, Kryetari i PS Edi Rama, në një takim me Grupin parlamentar, të transmetuar live edhe në televizione e facebook, njoftoi vendimin për ngrirjen e të gjitha funksioneve partiake për Tahirin. Kjo bën që ai të mungojë sot me sa duket, në mbledhjen e Kryesisë së PS. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë diskutim të brendshëm në lidhje me këtë çështje.

Besohet se interesi i mediave do të jetë i madh, pasi mbledhja e sotme e Kryesisë së PS vjen në një moment zhvillimesh të rëndësishme në vend, po të kemi parasysh se dje nisi procesi i vettingut dhe shefi i sherbimit sekret shqiptar Visho Ajazi, dha dorëheqjen.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Everton kërkon Ancelotti-n si pasues të Koeman
Previous article Moderatorja Michelle Hunziker flet për herë të parë për periudhën e errët të jetës së saj

Redaktor1

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT