• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA/ Kryeministri Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, gati përgatitjet për Kongresin e 29 shkurtit
Home
Ekskluzive

AXHENDA/ Kryeministri Edi Rama mbledh Kryesinë e PS, gati përgatitjet për Kongresin e 29 shkurtit

9 February, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Të hënën e 10 shkurtit, socialistët mbledhin për herë të parë për 2020, një nga strukturat e saj më të rëndësishme drejtuese, Kryesinë e partisë. Në orën 09.00, nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Edi Rama pritet që të zhvillohet në selinë kryesore në Tiranë, mbledhja në përgatitje të Kongresit të radhës, që do të mbahet në datën 29 shkurt. Axhenda e detajuar e kësaj mbledhje nuk bëhet e ditur, por besohet se në të do të diskutohet rreth përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Kryetarëve të PS në të 61 bashkitë e Shqipërisë pikësëpari.

Një proces ky që ka përfunduar gjatë muajit janar dhe ku pothuajse në të gjitha bashkitë ai është konkluduar. Përjashtim bëjnë vetë bashkitë e Pukës dhe të Bulqizës, ku pritet komandimi i përkohshëm i kryetarëve të PS, deri në përfundimin e këtij procesi dhe zgjedhjen definitive.

Një pikë tjetër që pritet të diskutohet në Kryesi, është ajo që lidhet me përgatitjen e axhendës së Kongresit socialist. Për këtë janë ngritur më parë grupet e punës që do të meren me përgatitjen e çështjeve kryesore që do të diskutohen në Kongres.

Një nga grupet e punës po meret me disa nga ndryshimet që duhen bërë në statutin e PS, që është edhe dokumenti themeltar, ose “Kushtetuta” e funksionimit të kësaj partie.

Një grup tjetër mesohet se po punon për programin e Partisë Socialiste, ku pritet të parashtrohen disa nga objektivat kryesore të së majtës shqiptare në dekadën e re ku ka hyrë vendi. Objektivat dhe sfidat e së majtës shqiptare deri në vitin 2030, pritet që të jetë një nga të rejat që do të parashtrohet dhe pritet që të mari dakordësinë e socialistëve në Kongres.

Në fundjavën që sapo lamë pas, në të gjithë Shqipërinë u mblodhën forumet drejtuese të PS ku delegatët e Kongresit të zgjedhur më parë sipas parimit “një anëtar një votë”, kanë nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për në Asamblenë e re Kombëtare të kësaj partie, që do të dali nga Kongresi.

Më pas do të jetë Asambleja e re që do të zgjedhi pas Kongresit, sekretariatin e Kryesinë e re të PS. Ky hap përmbyll gjithë procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve të brendshme në partinë më të madhe politike në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë që të nisi me strukturat e rinovuara nga baza e deri në qendër, përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit 2021 ku PS synon të fitojë edhe mandatin e saj të tretë qeverisës.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E DUELEVE NË DERBIN E "MADONINËS/ Ibrahimovic kërkon hakmarrjen kundër Interit
Previous article STATISTIKAT E DERBIT TË "MADONINËS/ Conter ndjek rekordin, Pioli të nisë një cikël

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT