Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e hënë të mbledhë në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve.
A2CNN ka mësuar se në këtë mbledhje pritet të përcaktohet axhenda e protestave të opozitës. Po ashtu, mësohet se 11 maji është data më e mundshme për protestën e radhës kombëtare të opozitës.
Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë në opozitës dhe të martën pritet edhe siglimi i marrëveshjes mes tyre.