• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Avokati personal i Presidentit TRUMP: Kam paguar një aktore filmash PORNOGRAFIKE
Home
Nderkombetare

Avokati personal i Presidentit TRUMP: Kam paguar një aktore filmash PORNOGRAFIKE

14 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Avokati personal i Presidentit Donald Trump thotë se ka paguar 130 mijë dollarë nga paratë e tij për një aktore filmash pornografike, e cila ka deklaruar se ka patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump rreth 12 vjet më parë.

Avokati Michael Cohen tha se e ka paguar aktoren Stephanie Clifford, e cila aktron me emrin e artit Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-s, si pjesë e një marrëveshjeje ku palët bien dakord të mos publikojnë informacion.

“Në një transaksion privat në vitin 2016, përdora fondet e mia personale për të lehtësuar një pagesë prej 130 mijë dollarësh për znj. Stephanie Clifford”, tha zoti Cohen në një deklaratë.

Zoti Cohen tha gjithashtu se as organizata Trump, kompania përgjegjëse për të gjitha sipërmarrjet e biznesit të zotit Trump dhe as njerëzit e fushatës së zotit Trump nuk ishin përfshirë në këtë transaksion. Ai shtoi se nuk ishte kompensuar për këtë pagesë “as drejtpërdrejt as tërthorazi”.

Zoti Cohen, i cili tha se ka shërbyer si avokat i zotit Trump për më shumë se një dekadë, e bëri të qartë se është më i angazhuar se kurrë për të mbrojtur interesat e klientit të tij.

“Vetëm për shkakun se diçka nuk është e vërtetë nuk do të thotë se nuk mund të të shkaktojë dëm. Unë gjithmonë do ta mbroj zotin Trump”, tha ai.

Por zoti Cohen nuk sqaroi nëse zoti Trump ishte në dijeni të pagesës apo pse ishte bërë kjo pagesë. Michael Cohen ka mohuar më parë që zoti Trump të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Clifford.

Wall Street Journal njoftoi fillimisht në janar se zonja Clifford ishte paguar në tetorin e vitit 2016 në këmbim të mos publikimit të një informacioni lidhur me marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump.

Pas publikimit të raportit, grupi mbikëqyrës i qeverisë “Common Cause”, e ankimoi çështjen pranë Komisionit Federal të Zgjedhjeve, duke kërkuar një hetim mbi burimin e pagesës. Ankesa pretendonte se pagesa ishte një donacion për fushatën e zotit Trump, që duhej të ishte përfshirë në raportet e tij zyrtare të detyruara të publikohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË UKRAINËN LINDORE/ OKB: Përpjekje për një forcë paqeruajtëse
Previous article Vendi më i çmendur që ke bërë seks? Sara Kapo habit me përgjigjen e saj

F.autor

Postime të ngjashme

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz Botë

MISTER DHE ALARM, ÇFARË PO NDODH NË RUSI? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT