• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AVIONËT LUFTARAK/ SHBA-ja vendos fundin e korrikut si afat për Turqinë
Home
Nderkombetare

AVIONËT LUFTARAK/ SHBA-ja vendos fundin e korrikut si afat për Turqinë

9 June, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Turqia ka si afat fundin e korrikut për të vendosur nëse do të blejë avionë luftarakë amerikanë apo sisteme kundërajrore ruse. Sekretari në detyrë amerikan i Mbrojtjes Patrick Shanahan e përcolli ultimatumin përmes një letre adresuar homologut të tij turk, Hulusi Akar.

“Turqia nuk mund t’i ketë të dyja, edhe avionët luftarakë amerikanë F-35 edhe sistemet ruse S-400,” thotë në letrën e tij Shanahan, ndërsa më herët ka lajmëruar edhe pezullimin e trajnimit të pilotëve për avionët F-35.

Prej muajsh dy aleatët e NATO-s janë përfshirë në një mosmarrëveshje për pajisjet ushtarake.

Shtetet e Bashkuara argumentojnë se sistemet ruse nuk përputhen me teknologjinë e NATO-s dhe gjithashtu kërcënojnë sigurinë. Gjithashtu Uashingtoni i kërkon Turqisë që të blejë sistemin amerikan të mbrojtjes raketore Patriot.

Vendimi i Turqisë për të blerë pajisje ushtarake në të dy frontet lidhet me atë që analistët e quajnë “krijimin e pavarësisë ushtarake dhe presidenti Rexhep Taip Erdogan thotë se nuk do të ketë tërheqje.

Në letrën e tij Shanahan, shprehet i zhgënjyer që Turqia ka dërguar ushtarakë për trajnim në Rusi.

“Turqia nuk do t’i marrë avionë F-35 nëse merr në dorëzim sistemet S-400. Ju keni mundësi të ndryshoni rrugë,” paralajmëron Shanahan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Ilir Meta, garanti më i madh i 30 qershorit
Previous article PAS VENDIMIT/ Ylli Manjani: Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT