• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Autostrada Tiranë – Elbasan, aksi që s’do përfundojë “kurrë”
Home
Sociale

Autostrada Tiranë – Elbasan, aksi që s’do përfundojë “kurrë”

11 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në një projekt që nuk po përfundon kurrë. Përveç kësaj, kjo rrugë vetëm po thith fonde shtesë, duke e bërë të paqartë se sa do të jetë kosto finale e rrugës.

Qeveria shqiptare pati nënshkruar dy kredi me dy banka islamike ne vitin 2011 për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometrash dhe me një shumë të tenderuar prej 33 miliardë lekësh.

Punimet nisen po atë vit, pikërisht për ndërtimin e pjesës më të vështirë, tunelit të Krrabës. Firma fituese, kompania greke AKTOR surprizoi të gjithë teksa ofroi 83 milionë dollarë për ndërtimin e këtij tuneli nga 150 milionë dollarë që ishte fondi limit i programuar nga Ministria e Transporteve. Në 2013 u bë hapja u tunelit, ndërsa i gjithë projekti duhet të përfundonte në 2015.

Por që nga ajo ditë punimet në këtë aks janë bërë me hope, punimet ecën ngadalë ose u pezulluan për shkak se qeveria ra në krizë dhe nuk arriti të shlyejë detyrimet ndaj kompanive sipërmarrëse. Deri në fund të vitit 2015 që financuar 28 miliardë lekë, ndërsa gjatë vitit 2016 qeveria akordoi një shumë minimale prej 1.1 miliardë lekësh për këtë rrugë. Përfundimi i saj kërkon edhe 9 miliardë lekë punime.

Shembjet në Ibë ndodhen në fund të 2014 dhe vetëm në mars të vitit që jemi u miratua një kredi shtesë prej rreth 4 miliardë lekë nga banka islamike për zhvillimin për të mbuluar kostot e këtyre shembjeve. Por nuk mbaron këtu, autoriteti rrugor shqiptar po auditon mënyrën se është projektuar, financuar dhe tenderuar ky projekt dhe me shumë gjasa do të duhen para të tjera shtesë për përfundimin e punimeve.

Ndërkohë para të tjera duhen për pastrimin dhe ribërjen e armaturave pas rënies së masivit shkëmbor para hyrjes në tunel nga Elbasani në Tiranë. Kjo pjesë rrugë është marrë në dorëzim nga qeveria shqiptare dhe garancia prej një vit ka përfunduar pikërisht në nëntor.

Autoriteti rrugor shqiptar po studion shkaqet dhe nuk dihet nëse do të kemi kallëzim penal apo jo. Ajo që është e sigurt është se autostrada Tirane-Elbasan do të marra para tjera dhe kohe shtesë për të përfunduar plotësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Ermal Hoxha në prehrin e ish-diktatorit. Rezarta Shkurta publikon momentin
Previous article Pamjet e tmerrit/ Shpërtheu para kohe, ja kamikazi i sulmit në Manhatan

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT