• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUTORE E PARATHËNIES SË LIBRIT PËR HARRIS/ Linda Rama: Nuk do të hyjë në zyrën ovale, por ndodhi siç donte populli
Home
Sociale

AUTORE E PARATHËNIES SË LIBRIT PËR HARRIS/ Linda Rama: Nuk do të hyjë në zyrën ovale, por ndodhi siç donte populli

12 November, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Promovohet në Tiranë autobiografia e Kamala Harris, zv.presidentes në detyrë të SHBA, e cila humbi zgjedhjet për President përballë Donald Trump. Bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Linda Rama, e cila është autore e parathënies së autobiografisë foli gjatë promovimit të librit për pëjetimet e saj.

“Libri është shkruar kur Kamala ishte zv.presidente dhe ishte një nga dy kandidatët që kërkonte të hynte në zyrën ovale. Karriera e Kamalës ishte kaq graduale, sa herë-herë kisha nota mosbesimi, a është një guidë se si duhet të jetë një prokuror apo si duhet të jetë një politikane. Asnjëherë nuk më erdhi si një grua që në fakt rrënjët e saj biologjike dhe sociale i kishte të grupet vulnerabël të shoqërisë. Ajo nuk kishte asnjë lloj vulnerabiliteti në libër. Ndërsa dëgjoja fushatën, mua Kamala më vinte me fuqinë e saj nga libri i shkruar në vitin 2018”, tha Linda Rama.

Ajo u ndal dhe të humbja e Harris, teksa tha se gjithçka ndodhi siç e donte populli amerikan.
“Kamala nuk do të hyjë në zyrën ovale dhe pavarësisht si erdhën gjërat, gjërat erdhën ashtu siç e donte populli amerikan. Kjo është e bukura e demokracive që populli vendos. Tranzicioni i 30 viteve na e ka mësuar.
Një përjetim tjetër që kam pasur, po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka pasur në këto 30 vite sa në të gjitha debatet që bëhen na bën të ndihemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm siç janë zgjedhjet në SHBA. Fuqia për të prekur plagën dhe aftësia për t’u futur në rolin e viktimës, gjithmonë kur flasim për prokurorin. Politika si aleat i më të dobëtit, sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ofertës për karrierë, një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt, raporti ndaj kërkimit shkencor dhe me shifrat. Doja të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala”, tha Linda Rama.

Sipas saj, profili i prokurorit për mua mbetet një kërshëri e veçantë.

“Në parathënie kam nënvizuar që kërcënimet për liritë dhe të drejtat e fituara nga brezat janë reale dhe do jenë të pranishme për ata që do vijnë”, deklaroi Linda Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BURG PAS SKANDALIT SEKSUAL/ Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore
Previous article DËSHMIA TEK KOMISIONI I STERILIZIMIT/ Beqaj dy kërkesa për komisionin: Më lejoni të…

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT