Nuk kane fund lajmet e dhunes brenda familjes. Ne Libohove, eshte vene ne pranga babai pasi ka sulmuar me thike vajzen, nderkohe qe ne Durres eshte prangosur djali, qe ka kanosur me automatik babane.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës.
F.Muçka ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij, shtetasin S.M. 71 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik, model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.


