• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSIONI I OPOZITËS NË SHTATOR/ Deputeti demokrat tregon “recetën” për të ngritur popullin: Pini lëngun e thanës që bën halla ime
Home
Shqipëri

AKSIONI I OPOZITËS NË SHTATOR/ Deputeti demokrat tregon “recetën” për të ngritur popullin: Pini lëngun e thanës që bën halla ime

25 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PD-së në Gjirokastër Roland Bejko, ka njoftuar se strukturat e kësaj force politike vazhdojnë të organizohen pas çdo dite për të rrëzuar qeverinë “Rama”, e cila sipas tij po sundon me përbuzje shqiptarët.

Bejko thotë se një ndër mënyrat se si do të çohen njerëzit në protestë

 

“Së fundi, përdorimi tre herë në ditë i kësaj pije magjike ka vetinë që të bën të besosh në zot, por mbi të gjitha të shton revoltën ndaj Kryeministrit dhe bandës dë tij që po sundon me përbuzje shqiptarët si dhe të shton adrenalinën për protestat antiqeveritare!  ( kushdo që të ketë nevojë në PD nga më i madhi tek më i vogli, ja ofrojmë falas)”, shkruan Bejko.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Lëngu BIO i thanës i pregatitur me mjeshtëri dhe dashuri nga halla ime e urtë në Gjirokastër, është një shurup relaksues për shpirtin, freskues për trupin, tretës për stomakun, pastrues për zorët, hollues i gjakut, shërben edhe si afrodiziak etj, që në pregatitjen e tij si një master chef e vërtetë që është, i ka ruajtur me kujdes balancën midis të athëtës së thanëve të Lazaratit dhe të ëmblës me karar të sheqerit. Është një aperitiv ku e ku më i mirë se të gjitha pijet indistruale të konsumit masiv, i shëndetshëm dhe higjenik dhe që ka një formulë tjetër pregatitje para se ta pish

PREGATITJA :

Hidh në një gotë në masën e një të tretës së saj shurupin e thanës dhe mbushe gotën me ujë ambienti ose të ftohtë sipas dëshirës. Shto dy-tre kubikë akulli dhe trazoi lehtë ato . Nëse dëshiron mund ti shtosh edhe një gjethe borziloku për aromë. Kështu pija e freskët e lëngut magjik të thanëve ( të Lazaratit) është gati. Mund të pihet para dhe pas buke, pranë një shezlongu në plazh duke lexuar një libër, ose edhe në momente pune pranë komjuterit a në arrë kudoqofshi.

KUJDES:

Nëse do jeni duke pirë këtë lëng magjik, nuk rekomandohet të shoqërohet me përdorimin e smartphonit sepse ka vetinë të risë intensitetin e rrezatimit duke u trazuar me elektrovalët e aparatit dhe dëmton rëndë shëndetin mendor. 

Sipas një studimi të bërë nga universiteti i kulinarisë shtëpiake, përpos të tjerash përdorimi i kësaj pije me smartphon në dorë ndikon keq në trurin e njeriut sepse rrit dhjetë fish ndjesinë e të shpenzuarit financiar, pra stimulon ndienjën e konsumizmit pa fre te femrat dhe e ul atë po kaq herë te meshkujt dhe pasojat dihen pastaj. 

Gjithashtu nuk rekomandohet përdorimi i shurupit magjik të thanëve të Lazaratit nga të gjithë ata persona që kanë pasur në mendje qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre një mendim të keq për atë zonë dhe ata njerëz sepse rrezikojnë çmendjen, ndërsa po të kenë vepruar kundër tyre, xhindet do ti metamorfizojnë në derra si Circia te Uliksi i Homerit, por pa kthim në trajtën e mëparshme njerëzore. 

Ndërsa është i shëndetshëm kur përdoret nga të gjithë miqtë dhe dashamirësit, pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive fetare, por prevalojnë natyrisht vaçanërisht kur ata janë demokratë, ish të përndjekur politikë, antikomunistë, por, njerëz të mirë ! 

Së fundi, përdorimi tre herë në ditë i kësaj pije magjike ka vetinë që të bën të besosh në zot, por mbi të gjitha të shton revoltën ndaj Kryeministrit dhe bandës dë tij që po sundon me përbuzje shqiptarët si dhe të shton adrenalinën për protestat antiqeveritare!  ( kushdo që të ketë nevojë në PD nga më i madhi tek më i vogli, ja ofrojmë falas) 

Dhe meqë Lazarati bën pjesë formalisht edhe te programi i 100 fshatrave turistikë, kulinaria tradicionale e kësaj zone fsheh surpriza të tjera edhe më interesante për tu zbuluar në të ardhmen sipas recetave 300 vjeçare të gjysh-stërgjysheve tona. 

Gjatë vitit në vazhdim kam menduar të merrem edhe me nxitjen e turizmit në këtë trevë të mbrekullueshme që ka fatin e madh të jetë e vendosur gjografikisht poshtë malit të Sopotit dhe si fqinj mes dy xhevahiresh të çmuara si Gjirokastra lozonjare e UNESCO-s dhe Derviçani sqimëtar i minoritarëve grekë.

Pavarësisht lançimit dashakeqës që i është bërë vazhdimisht, Lazarati vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar për turistët e huaj dhe vendas.
Tradita dhe pasuritë e tij natyrore, historike dhe kulturore e nakatosur me mikëpritjen e atyre banorëve puntorë janë një mundësi e artë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqënies së atij komuniteti”, përfundon Bejko. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZUAN RËNDË NJËRI-TJETRIN/ Emery kërkon fokusin e LOJTARIT që PARALAJMËRON VDEKJET
Previous article AUTOMATIKUN NË KOKË BABAIT/ 39 vjeçari bën për "ujë të ftohtë" të atin e moshuar (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT