• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Autizmi tek fëmijët, shkencëtarët hedhin hapat e parë drejt testit biologjik
Home
Shëndet

Autizmi tek fëmijët, shkencëtarët hedhin hapat e parë drejt testit biologjik

3 March, 2018 luljetaautor Shëndet

Shkencëtarët shpresojnë që në një të ardhme jo shumët të largët të mund të diagnostikohet autizmi tek fëmijët vetëm me një test gjaku dhe urine. Dhe janë hedhur hapat e parë drejt gjetjes së një testi biologjik që mund të shërbejë për diagnostikimin e hershëm të çrregullimit të spektrit të autizmit.

Gjatë studimit shkencëtarët testuan fëmijët me dhe pak këtë gjendje, dhe zbuluan nivele të larta të proteinave të dëmtuara tek fëmijët me këtë çrregullim.

Shkencëtarët thonë se këto teste mund të çojnë në zbulimin në kohë të kësaj sëmundjeje, ku aktualisht është gati e pamundur që autizmi të diagnostikohet tek fëmijët para moshës 2 vjeç, ndoshta edhe më vonë.

Megjithatë ata theksojnë se duhet kohë që ky test të bëhet realitet.

Duke qenë se nuk ka teste biologjike që mund të dallojnë këtë gjendje, ajo diagnostikohet nëpërmjet kontrollit të sjelljeve të fëmijës.

Gjatë studimit të ri, të publikuar tek revista Molecular Autism, shkencëtarët hulumtuan për ndryshimet mes substancave kimike në gjak dhe urinë të 38 fëmijëve autikë dhe 31 fëmijëve pa këtë gjendje, të gjithë të moshës 5-12 vjeç.

Tek fëmijët me autizëm zbuluan nivele më të larta të proteinave të dëmtuara – kryesisht në plazmën e gjakut.

Drejtuesja e këtij studimit, dr. Naila Rabbani, nga Universiteti Warwick, Britani, tha për BBC se testet mund të përdoren nga mjekët për të diagnostikuar autizmin në fazat e para të fëmijërisë duke dalluar këta tregues.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeni në një lidhje në distancë? Ja disa sekrete që t’ia dilni mbanë
Previous article Moti i ftohtë rritë rrezikun për të pësuar sulm në zemër

luljetaautor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT