Tenisti afrikano-jugor Kevin Anderson është finalisti i parë i grand slemit të Wimbledon për meshkuj, që në mbrëmje mundi 3-2 (7-6, 6-7, 6-7, 6-4, 26-24) rivalin amerikan John Isner në gjysmëfinalen e luajtur në fushat me bar të Londrës. Një maratonë e vërtetë kjo sfidë, që zgjati 6 orë e 35 minuta, duke u bërë...
Shumë zëra, shumë hipoteza, aludime dhe, madje,sipas “O Globo” një takim sekret mes të atit të Nejmarit dhe agjentit të dërguar nga madrilenët në Brazil për të negociuar për rrogën e sulmuesit të PSG-së. Por, Real Madridi ka dalë sonte me një komunikatë zyrtare për shtyp:“Duke parë informacionet apo lajmet...
Mbrojtësi i Partizanit, Sodiq Atanda, duket se do të largohet nga ekipi i kuq. Nigeriani ka një akord me klubin e Teutës, dhe është shumë pranë “djemve të detit”.24-vjeçari është pjesë e kampionatit shqiptar, që nga viti 2013, teksa për dy sezone ka luajtur tek ekipi i Apolonisë, ndërsa që nga viti 2015 është...
A janë mërzitur lojtarët nga largimi i Contes? Të premten ne mëngjes është zhvilluar seanca e parë stërvitore e Chelsea-t pa trajnerin italian Antonio Conte, pas shkarkimit të tij zyrtar nga posti drejtues në Stamford Bridge.Skuadra është informuar për largimin e trajnerit zyrtarisht nga klubi para zyrtarizimit të tij....
Bajerni i Mynihut ka filluar përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Niko Kovaç. Ish-lojtari bavarez është rikthyer në Mynih, këtë herë në rolin e trajnerit. Ai nuk ka humbur kohë dhe ka filluar menjëherë stërvitjen me lojtarët që ka në dispozicion, edhe pse shumë prej tyre nuk i janë bashkuar skuadrës...
“Duam ta mbyllim Botërorin duke dhuruar një emocion pozitiv, duke fituar dhe të ngjitemi në podium”, ka qenë komenti i dhënë nga trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në prag të ndeshjes për vendet 3-4 që do të luhet ditën e shtunë ndaj Anglisë. “Çdo tifoz belg meriton që të largohet nga ky Botëror si fitues....
Interi po vijon grumbullimin në “Suning Training Center”, ku Luciano Spalletti po stërvit skuadrën me dy seanca në ditë, që prej ditës së hënë.
Zikaltrit do të luajnë nesër në mesditë miqësoren e parë përballë zviceranëve të Luganos, ndërsa tekniku i Interit ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur...
Performanca në Kupën e Botës ka bërë mesfushorin N'Golo Kante të tërheqë interesin e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë. Pas Paris SG që e shikon si lojtarin ideal për qendrën e mesfushës edhe Barcelona ka shfaqur interes për të nënshkruar me francezin. Sipas raporteve më të fundit nga “Sky” në Itali,...
Teuta dhe Kastrioti kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Një sfidë kjo që do ta shohim edhe gjatë kampionatit, duke qenë se krutanët janë ngjitur në elitë.Sfida përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 për durrsakët, një humbje e dytë pas asaj kundër Laçit...