Ulet numri i të vdekurvë nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 605 persona, shifër më e ulët se një ditë më parë ku ishin 638 të vdekur.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 15843 vetë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara...
Tre vatra të reja të infeksionit me COVID-19 janë regjistruar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se 4 rastet e reja janë nga vatra të reja të infeksionit. Mësohet se të prekurit janë nga lagjia e Kirasit, zona e Livadheve dhe te Stacioni i Trenit.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU.Mësohet se për pasojë janë plagosur nënë e bir, Hamide dhe Shpëtim Sipri, 59 dhe 33 vjeç.Ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ndërsa në gjendje më delikate për jetën, raportohet...
Në qytetin e Lezhës janë marrë tamponi 5 qytetarëve dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ."Në testimet e kryera rezultojnë negative edhe 5 raste të tjera të individëve të prekur nga SARS-CoV 2 në Lezhë. Nuk konfirmohet asnjë rast i ri. Asnjë tërheqje pas, ndjekje rigoroze e këshillave mjekësore,...
Një qytetar nga Fieri sfidon situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri dhe refuzon të marrë edhe autorizim.I kapur nga kamera e Report Tv teksa lëvizte nëpër rrugët e qytetit, ai është shprehur se nuk merr leje nga i ati, jo nga kryeministri, që “nuk e llogarit”.“Do paguaj dritat. Kam tre muaj që...
Dy persona kane mbetur te plagosur pas të shtënave me armë janë regjistruar sot në kryeqytet, pranë Xhamllikut.Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në shkolles ‘Niket Dardani’.Mesohet se sherri që ka degjeneruar deri ne perdorimin e armeve, ka qene mes një grupi të rinjsh.Deri më tani nuk dihen rrethanat e...
Është 8 numri i punonjësve të policisë të infektuar nga koronavirusi, 3 prej të cilëve në TiranëLajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e bilancit të COVID-19 në vendin tonë.Gjendja e punonjësve të policisë është e stabilizuar, ndërsa ata qëndrojnë të...
Pas drejtorisë së Policisë së Tiranës ku u identifikuan disa punonjës me COVID-19, edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është vendosur tuneli i dezinfektimit.Kjo merret si një masë mbrojtëse dhe parandaluese për përhapjen e koronavirusit në radhët e policisë.Një masë që deri më tani...
Në një kohë kur numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 416, vetëm 56 pacientë ndodhen aktualisht në spital, ndërsa pjesa tjetër trajtohen në shtëpitë e tyre.Specialistja e IPSH-së Marjeta Dervishi në një dalje publike për mediat bëri me dije se në shërbimin Infektiv aktualisht...