Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur pasi një hidroavion u rrëzua në një lumë në Australi rreth 50 kilometra në veri të Sydeny.
Zhytësit kanë gjetur trupa në rrënoja, të cilat shtrihen 13 metra nën ujë. Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur. Hetuesit ende nuk e dinë pse aeroplani u rrëzua.
Raportimet e pakonfirmuara thonë se viktimat përfshinin një djalë 11-vjeçar, pilotin dhe katër shtetas britanikë.
Zyra e Jashtme Britanike tha: “Zyrtarët nga konsullata britanike janë në kontakt me autoritetet lokale në lidhje me një aksident hidroplani afër Sydney. Personeli është i gatshëm të ofrojë ndihmë konsullore”.




