• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AUDIOPËRGJIMI”/ Salianji: Prokuroria dërgoi material nga media për ekspertim
Home
Shqipëri

“AUDIOPËRGJIMI”/ Salianji: Prokuroria dërgoi material nga media për ekspertim

9 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti demokrat Ervin Salianji, një nga emrat që denoncoi së pari audio-përgjimin ku përfshihej Agron Xhafaj është përmendur nga Fredi Alizoti, personi që thuhet nga Prokuroria se ka interpretuar Agron Xhafajn dhe thotë se deputeti i PD i kishte premtuar 200 mijë euro për ta kryer këtë gjë.

Deputeti i PD deklaroi se nuk e njeh dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me Fredi Alizotin dhe se gjithçka është inskenim.
“Kjo është çështja ‘Xhafaj’ jo ‘babalja’. Për të qenë të sinqertë para publikut në fashikullin e prokurorisë, nuk ka prokuroria asnjë rast të përmendur emrin tim. Një shok i Edi Ramës përmend emrin tim sikur i kisha premtuar 200 mijë euro. Nëse do ishte një fakt i tillë unë s’do isha në këtë studio, s’do kishim kallëzim të rremë por korrupsion. Kryeministri në shkelje të kushtetutës tha unë kam ngritur një grup pune për këtë çështje. Prokurorëve ua kam thënë vetë që unë me këtë personin nuk kam asnjë kontatkt, zero. Është një inskenim i turpshëm për të shëptuar atë që nuk e shpëtuan dot me ekspertizën. Këta kanë shpikur jo një por dy aktorë. Nuk është vetëm Fredi Alizoti por dhe Agron Hyseni. Prokuroria ka çuar një grup me aktorë”, deklaroi Salianji.

Në anën tjetër Salianji tha se ka pasur komunikim me Albert Veliun para dhe pas publikimit të intervistës dhe audio përgjimit nga PD.

“Albert Veliun, apo Babalen unë si funksionar i PD-së, e kam takuar dhe i kam dhënë garanci për mbrojtjen e tij për jetën dhe familjen. Duke parë si kanë ardhur gjërat, ne kemi pasur të drejtë në qëndrimet tona. Gjithçka që aludohet është tek deklarimi i prokurorisë.
Komunikimet janë diku 20 me Albert Veliun, në fillim për garancitë që kërkonte dhe më pas për kërcënimin pas publikimit të audio-përgjimit. Kam komunikuar para dhe pas publikimit, vetëm në selinë e PD dhe duke u marrë vetëm me këtë çështje”, theksoi Salianji.

Ai deklaroi më tej se Fredi Alizoti është një personazh, një njeri që Edi Rama e ka çuar në audicion për të imituar zërin e Agron Xhafaj.

“Është një personazh i nxjerrë pas publikimit. As gazetari Olldashi nuk e njihte fare.
Ku faktohen këto që thotë Alizoti dhe për më tepër me persona që nuk kam asnjë lidhje fare.
Akt ekspertimi britanik thotë që regjistrimi video është marrë nga pamjet e mediave. Ne nuk i kemi dhënë pamjet e mediave prokurorisë”, u shpreh deputeti i PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TITULLIN/ “Emergjencë” tek INTERI, zikaltërit gati për “goditje” në JANAR
Previous article PUBLIKOI FOTON "TOPLESS" NË INSTAGRAM/ Ronela Hajati bllokon komentet (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT