• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUDIOPËRGJIMI/ Pas sekuestrimit të kamerave. Prokuroria nuk i gjen “BABALEN” dhe Olldashin në…
Home
Breaking News

AUDIOPËRGJIMI/ Pas sekuestrimit të kamerave. Prokuroria nuk i gjen “BABALEN” dhe Olldashin në…

22 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas marrjes së dëshmive të tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe gazetarit Jetmir Olldashi, mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqëndruar në qytetin e Vlorës lidhur me çështjen “Xhafaj”.

Në qytetin bregdetar, sipas audiopërgjimit, janë bërë bisedat e pretenduara mes Albert Veliut e Agron Xhafajt.

Gjithashtu po në Vlorë, gazetari dhe Veliu kanë takuar disa persona, të cilëve u kanë kërkuar të blejnë kanabis.

Në bazë të këtyre të dhënave, dy oficerë të Krimeve kanë qenë në Vlorë, në përpjekje për të identifikuar personat e përmendur në audio-përgjim dhe dëshmi, me qëllim për t’i marrë në pyetje, pasi deponimet e tyre konsiderohen të rëndësishme për hetimin.

Grupi hetimor ka verifikuar edhe pamjet e disa kamerave sigurie të disa lokaleve në Vlorë, ku gazetari Olldashi dhe Veliu pretendojnë se kanë qëndruar, por nga burime mësohet se në këto pamje nuk figuron asnjëri prej tyre.

Mes tyre është edhe lokali ku pretendohet se është bërë përgjimi.

Një tjetër veprim që po kryhet nga Prokuroria është edhe verifikimi i të gjithë efektivët e policisë me emrin Ermal në Vlorë, gjatë viteve 2017-2018.

Sipas audiopërgjimit, Agron Xhafaj e drejton Albert Veliun për të mundësuar trafikun e drogës tek “Ermali’.

Sipas burimeve, kjo do të shërbejë për të verifikuar nëse Ermali është apo jo punonjës policie.

Dyshimet janë për një efektiv me emrin Ermal që mbante postën e Dhërmiut në vitet 2015-2017, por deri tani nuk ka asgjë të verifikuar.

Prokuroria ka sekuestruar të gjithë materialin që gazetari Jetmir Olldashi ka xhiruar dhe pajisjen me të cilën është bërë.

Hetuesit ende nuk kanë vendosur se çdo të bëhet me materialin dhe kur do të bëhet ekspertimi i tij.

Nuk sqarohet nëse do të dërgohet në laboratorin e Policisë Shkencore, apo do të kontraktohet një laborator i huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E mërkurë 23 Maj 2018: Merrni ÇADRAT me vete! Përveç reshjeve ka edhe... (FOTO)
Previous article VENDIMI/ Gjykata e Fierit: Mark Frroku u lirua sepse u riedukua... (E PLOTË)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan... Aktualitet

TRAGJIKE/ I moshuari në Korçë vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni, dy muaj më parë humbi gruan...

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

ME ARMË NË MAKINË E SHTËPI/ Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI) Aktualitet

ME ARMË NË MAKINË E SHTËPI/ Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT