• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AUDIOPËRGJIMI/ Në shtëpinë e “DËSHMITARIT X”. Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike…
Home
Sociale

AUDIOPËRGJIMI/ Në shtëpinë e “DËSHMITARIT X”. Albert Veliu në gjendje të keqe ekonomike…

17 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barbara Fumagalli, “ombrellina” që u martua me pilotin
Previous article Dy klubet e njohura të Premier Leagues me oferta sensacionale për Salah

F.autor

Postime të ngjashme

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT