• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

3 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIO PËRGJIMI PËR PROTESTËN E 21-JANARIT/ Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet
Home
Aktualitet
Kronikë

AUDIO PËRGJIMI PËR PROTESTËN E 21-JANARIT/ Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet

23 January, 2023 shqipe.autor Breaking News, Kronikë, Sport

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet pas publikimit të audio përgjimit të ri në lidhje me protestën e 21 Janarit ku mbetën të vrarë katër persona në bulevard.

Verifikimet që do të kryhen nga organi i akuzës, do të futen në dosjen e hetimit për çështjen e 21 Janarit.

Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se audio përgjimi i publikuar është një manipulim nga ana e ish kryepolicit Ardi Veliu.

Ndërkohë që qeveria me anë të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, njoftoi se do të depozitojnë sot kallëzimin në SPAK duke i bërë thirrje prokurorëve të hetojnë këtë çështje.

Njoftimi i prokurorise

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 i vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.V, F.M, A.N dhe H.D.

Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit N.P akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit F.M dhe të pandehurit A.Ll, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve H.D e Z.V, si dhe plagosjen e shtetasve F.M, E.B dhe S.G. Ndërkohë që, u vazhduan hetimet në kuadër të procedimit penal nr.285 të vitit 2011, me qëllim për të përcaktuar se cili është personi që kishte vrarë shtetasin A. N dhe plagosur shtetasit A. D, I.Q dhe I.P. Në funksion të hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit A.N dhe H.D, si dhe plagosur shtetasit F.M, S.G, E.B, A.D, I.Q dhe I.P.

Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D.

Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN AKUZË PËR PËRDHUNIM DHE VRASJEN E TË MITURIT/ Shtyhet seanca për Klodian Çalamanin
Previous article "MË DOLI JASHTË PARASHIKIMEVE"/ Bjordi: Janë futur me të pestën

shqipe.autor

Postime të ngjashme

“NUK I JAP LLOGARI NJERIU KË TAKOJ”/ Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal Breaking News

“NUK I JAP LLOGARI NJERIU KË TAKOJ”/ Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal

"THYEN" HESHTJEN/ Rama: Agron Nezën ma prezantoi McGonigal, Dorian Duçkën e kam ftuar vetë si këshilltar Breaking News

"THYEN" HESHTJEN/ Rama: Agron Nezën ma prezantoi McGonigal, Dorian Duçkën e kam ftuar vetë si këshilltar

MIRATOHET LIGJI/ Deklasifikohen si "sekret shtetëror" dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë Aktualitet

MIRATOHET LIGJI/ Deklasifikohen si "sekret shtetëror" dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë

Facebook Comments

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT