• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIO-PËRGJIMI/ Balla: Prokuroria do zbardh të vërtetën, protesta e opozitës është “piknik”…
Home
Shqipëri

AUDIO-PËRGJIMI/ Balla: Prokuroria do zbardh të vërtetën, protesta e opozitës është “piknik”…

24 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat. Balla është shprehur se audio-përgjimi ku përfshihet emri i vëllait të ministrit të Brendshëm Xhafaj është i rremë.

Balla shprehet besimplotë se prokuroria do të zbardh të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

“I qëndroj asaj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithçka do zbulojë prokuroria në bashkëpunim me organet e tjera brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që çështja të zbardhet dhe kur të ndodhë do më jepni të drejtë mua. Them qartë se ajo që kam thënë është një prej arsyeve që e ka bërë këtë opozitë të hyjë në këtë situatë kaq të vështirë për veten e vet, në një ditë kur Kuvendi si rrallë herë paraprin një vendim shumë të rëndësishëm për integrimin, opozita bojkoton. Opozita  shpikur me ‘Babale’ është pjesë e këtij skenari për t’u fshehur nga një gjëmë e madhe që ka zënë PD.

Dallimi ynë me ata është fakti që tashmë çështja është nën hetim intensiv nga organet ligjzbatuese, çdo detaj do prishte hetimin. Për të gjitha çështjet që janë në prokurori thirrja ime është që të hetohen me intensitet, që të mësojmë kush është regjisori i ‘Babales’.

Pse e akuzoni opozitën se po pengon hapjen e negociatave?
Një prej kritereve të rëndësishme nga BE është dialogu kolektiv. Prirja e PD prej kohësh për debat politik pa kauza e bazë, i cili dhunon Kuvendin në seancë apo në komisione, e dëmton dialogun. E dyta është gjithë balta që prodhohet në SHQUP dhe shpërndahet me email-e. Ato janë të gjitha shpifje dhe baltë e pandershme, që nuk na dëmton ne, por Shqipërinë e përbashkët.

Pasnesër kanë piknikun. Unë jam në llogaridhënie në qarkun që kam detyrën dhe më ka ngarkuar populli ta përfaqësoj. S’besoj se do jetë shumë për t’u ndjekur. Është një protestë për ‘Babalen’, janë bërë protesta të shumta, por protestë për Babalen mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin dhe kjo është deregjeja ku ka degraduar PD dhe po merr gjithë opozitën me vete”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuri i shtatzënisë: Gugu do t'ju mahnisë me pamjen (FOTO)
Previous article Albërie Hadërgjonaj poston foton nga projekti i ri, PLASIN komentet nga këngëtaret! Ja çfarë i kanë thënë ato... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT