Dëshmitarë kanë deklaruar për News 24 dhe BalkanWeb se automjeti i autorëve ishte tip Audi, ngjyrë e zezë.
Shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, shihet teksa del nga mjeti i në gjendje shoku. Ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë pasi mbi mjetin e tij tip “ML” është qëlluar me breshëri.
Ndërkohë në afërsi të vendngjarjes ndodhet një lokal, por kamerat e të cilit nuk shohin nga rruga, duke mos i dhënë ndihmë policisë në identifikimin e mjetit të autorëve.
Policia tashmë ka bllokuar autostradën, duke devijuar trafikun në rrugë dytësore. Postblloqe të shumta janë ngritur në hyrje dhe në dalje të qytetit të Lezhës, ndërsa policia po bën krehjen e zonës.
Blerim Preçi ndodhej në mjet bashkë me Klisman Preçin, të cilët u kanë shpëtuar për mrekulli plumbave që kanë përfunduar mbi makinë.


