• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ATLANTIDA E LETRAVE”/ Delinda Muçollari prezanton librin e saj të parë
Home
Libri

“ATLANTIDA E LETRAVE”/ Delinda Muçollari prezanton librin e saj të parë

20 December, 2018 enxhi.autor Libri

Në ritmin e ditëve të sotme kur letërsia shqipe është lënë në hije, ka ende të rinj që këndvështrimin e tyre për botën e shprehin veçanërisht në këtë lloj mënyre.

Narrativë poetike të ndjesive personale, përsiatje për të gjetur gjuhën e duhur të komunikimit dhe një nevojë e vazhdueshme për t’u rikonfirmuar para vetes dhe botës, të gjitha ndjesitë e një të riu të fillimshekullit 21 i gjen edhe në vargjet e Delinda Muçollarit në përmbledhjen e saj të parë poetike nën emrin ‘Atlantida e Letrave’. Autorja e re vjen me një background interesant para lexuesit, me ndjesi dhe lirika të shkruara gjatë udhëtimeve të saj në 35 shtete të botës, duke marrë me vete kështu një suvenir të shkruar në vargje nga secili vend që ka shkelur.

Që prej vitit 2015 Delinda ka qenë në lëvizje të vazhdueshme për shkak të profilit të punës së saj dhe në të gjithë këtë rrugëtim, e ka shoqëruar pasioni mbi letërsinë dhe dëshira e saj për të shkruar ndjesitë e çastit. Vetmi, mall, dhe në fund, liri. Në këto 3 faza është ndërtuar e gjithë lirika e autores, në këtë përmbledhje me 7 kapituj dhe 77 poezi.

Mes rrëfimeve na vijnë zërat e shkëlqimit dhe rënies së heronjve të saj, ngazëllimi i fillimeve të reja dhe shpërfytyrimi pas çdo sfide ku një pjesë e zemrës zhbëhet, entuziazmi i ikjes dhe ferri i largësisë, fobia ndaj patetizmit dhe rënia pre e saj në momente degradimi shpirtëror, ulërima dështimi dhe modesti triumfi, zemërim ndaj vetes dhe lutje ndaj botës, në një transparencë si rrallëherë të shpirtit, larg nga komplekset dhe e hapur ndaj gjykimeve. Zanafilla, nën emrin e të cilës përfaqësohet kapitulli i parë i librit, shenjon nisjen e rrugëtimit të saj në labirintet e poezisë lirike, dhe na shpërfaqet në vazhdimësi me gjuhën e rebelimit, moskonformizmit, vrapit në gjurmët e lirisë dhe na flet më pas butë me gjuhën e mallit, dashurisë e erosit…

“Ky është libri i im parë. Është një përmbledhje, copëza të një rrugëtimi trevjeçar nëpër botë, duke punuar, por dhe duke pushuar. Është një libër kushtuar njerëzve, nuk është tërësisht autobiografik, pasi ka dhe thriller. Në libër ka dedikime për njerëz që kanë lënë shenjë në jetën time. Gjatë udhëtimit tim kam rrëfyer ndjesitë mbi Lirinë, Vetminë dhe Mallin. Në libër gjenden emra vendesh, Porto-Rikon, Barcelonën dhe patjetër dhe Tiranën. Në fund çdokush shkon aty ku ka zemrën dhe te ai vend që thërret”, – tha për ATSH-në Muçollari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE KYLIE JENNER VJEN ME STIL SI "BLEONA"/ Vesh fustan të tejdukshëm e të kristaltë (FOTO)
Previous article "BREXIT"/ Anglia bën gati planin, ja si do reduktohen emigrantët

enxhi.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT