• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Athina ende pa marrëveshje me Shkupin/ Ja cila është “zgjidhja” e mundshme
Home
Rajon

Athina ende pa marrëveshje me Shkupin/ Ja cila është “zgjidhja” e mundshme

1 June, 2018 Sadik.Autor Rajon

Ndërsa negociatat Athinë-Shkup ndodhen në fazën e tyre më të rëndësishme, zëdhënësi i qeverisë greke thotë se ende nuk është konkluduar një marrëveshje.

“Në këto momente nuk ekziston një marrëveshje. Dhe kur ajo të arrihet, do të informojmë forcat politike dhe popullin grek që të zhvillohet një diskutim i gjerë dhe i hollësishëm”, deklaroi të premten paradite zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Edhe nëse marrëveshja arrihet brenda muajit qershor, siç synohet, qeveria greke thotë se ajo do të paraqitet për ratifikim në parlamentin vendas, vetëm pasi Shkupi të kryejë gjithë ndryshimet e nevojshme, përfshi ratifikimin në parlamentin e vet dhe pastaj t’i kalojë ato edhe në referendum. Një referendum për të cilin kryeministri Zoran Zaev ka parashikuar të mbahet në shtator apo tetor.

Gjithsesi, të dhënat më të fundit, rezultojnë se nga pesë emrat që kishte propozuar në janar ndërmjetësi Matthew Nimetz, në tryezën e negociatave kanë mbetur vetëm tre: Gorna, Nova dhe Serverna Maqedonija. Ky emri i fundit, Maqedonia Veriore, ka preferencën e Athinës, por sipas gjasave edhe të Shkupit.

Edhe pse qeveria greke thotë se topi gjendet në fushën e Shkupit, në Athinë i druhen një “autogoli” nga ana e ministrit të mbrojtjes Panos Kammenos.

Kryetari i Grekëve të Pavarur është shprehur vazhdimisht kundër përdorimit të fjalës Maqedoni në emrin e ri të fqinjit verior, qëndrim që u përsërit edhe në deklaratat më të fundit nga zëdhënësja e kësaj partie të djathtë.

“Grekët e pavarur nuk pranojnë përdorimin e termit Maqedoni apo derivate të tij dhe kushti për çfarëdo zgjidhjeje është ndryshimi i Kushtetutës, pse nuk ka as komb maqedonas, as gjuhë maqedonase”, theksoi zëdhënësja Madalena Papadopoulou.

Por ajo nuk dha një përgjigje të qartë nëse Grekët e Pavarur do të largoheshin nga qeveria nëse zgjidhja e negociuar nuk plotëson kushtet e tyre.

“Le të vijë një zgjidhje, nëse do të vijë, dhe mënyra me të cilën do të mbrojmë qëndrimet tona do të varet nga zhvillimet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas dëmtimin të Salah/ Ja çfarë ndodh sot me Ramos dhe familjen e tij
Previous article Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu fiton ndaj Vettingut/ KPK: Justifikon pasurinë, vendimi jepet me 4 qershor

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT