• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATORËT “POLICË” THIRRËN EMRIN E MIKUT TË ERVIS MARTINAJT/ Djali i biznesmenit: Mos ma vrisni vëllanë e vogël
Home
Breaking News

ATENTATORËT “POLICË” THIRRËN EMRIN E MIKUT TË ERVIS MARTINAJT/ Djali i biznesmenit: Mos ma vrisni vëllanë e vogël

2 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bujar Hasani Lika u ekzekutua më 30 maj në lokalin e vëllait të tij në Laç së bashku me biznesmenin Paulin Markaj alias Gjergji. Një nga atentatorët e dyshuar, Kreshnik Tusha i cili u plagos me armën që Lika mbante me vete,  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë,  dhe rezulton i dënuar me 1 vit burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ditën e mërkurë një prokuror dhe një gjyqtar do të paraqiten në spital  për t’i caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Tre dëshmi, ajo e banakierit të lokalit dhe dy djemve të viktimës Paulin Gjergji, japin të dhëna mbi karakteristikat e katër personave që morën pjesë në këtë atentat mafioz, por nuk qartësojnë identifikimin e tyre.

Djemtë e biznesmenit të kazinove Paulin Gjergjit, të cilët ishin në makinë jashtë lokalit, të tronditur nga kjo ngjarje shumë e rëndë ku panë mënyrën e ekzekutimit të babait të tyre, treguan në polici se kishin vetëm pak minuta që ndodheshin në parkingun e Bar-Restorant “A&A” në Mamurras të Laçit.

Sipas tyre të dy kanë qëndruar në makinë, ndërsa babai ka hyrë brenda pasi kishte lënë një takim me Bujar Hasanin, ku sipas tyre do diskutonin për një çështje ende të pazgjidhur.

Djemtë 27  dhe 21-vjeçar kanë pohuar se pa ka kaluar shumë kohë nga hyrja në lokal e babait, shumë shpejt janë shfaqur 4 persona që kanë zbritur nga një makinë, të veshur si policë me veshje të FNSH-së dhe të maskuar. Dy vetë kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa 2 të tjerë kanë shkuar në drejtim të makinës ku ndodheshin djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji. Kuptohet qartë se atentatorët kanë pasur informacion të saktë se me cilin person ndodhej Bujar Lika, dhe për më tepër kanë pasur të dhëna se biznesmeni Paulin Gjergji, ishte në praninë e djemve të tij. Frika se mos vallë pas sulmit me armë në brendësi të lokalit, do të kishte një kundërpërgjigje nga dy djemtë e Paulin që qëndronin jashtë, ka bërë që katër personat e veshur si policë të ndahen, ku dy kanë qëndruar jashtë dhe kanë mbajtur të neutralizuar djemtë, duke iu prezantuar si polici dhe kanë filluar t’i kontrollojnë fizikisht.

Vetëm kur kanë dëgjuar breshëritë e kallashnikovit dhe të klithmat “na vranë, na vranë” atëherë dy djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji, kanë kuptuar gjithçka se s’kishin të bënin me policë por me vrasës të veshur si policë.

Njëri nga autorët, i paidentifikuar prej tyre, pasi janë dëgjuar të shtënat në brendësi të lokalit i ka drejtuar armën djalit 21-vjeçar, duke i kërkuar që të mos bëjnë asnjë reagim pasi në të kundërt do i qëllonte. Por sipas burimeve të policisë Laç, 27-vjeçari i është lutur autorëve që të mos i vrisnin vëllanë. Në ikje e sipër, autorët të veshur si policë të FNSH-së, kanë hyrë në automjet dhe janë larguar.

Një tjetër dëshmi e vlefshme është ajo banakierit të lokalit, i cili ka treguar se sapo dy “policët” e maskuar kanë hyrë në lokal, i kanë thirrur në emër Bujar Hasanin dhe më pas kanë qëlluar. Sipas burimeve, Hasani ka marrë një plumb në kokë. Ndërsa pa tij është qëlluar Paulin Gjergji, i cili ka qenë duke vrapuar me shpresën t’i shpëtojë plumbave.

Policia thotë se në këtë atentat ka marrë pjesë një skuadër e përbërë nga 7 persona ku njëri ka qëndruar në makinë, dhe 4 të tjerë kanë vepruar. Ndërsa dy të tjerë, besohet se kanë kryer vëzhgimin dhe sinjalizimin e autorëve për vendndodhjen e Bujar Hysenit. Besohet se vrasja ka lidhje me atentatet e fundit që kanë ndodhur në zonën e Krujës dhe Tiranës, ku në një rast M.H mbeti i plagosur rëndë ndërsa e afërmja e tij u vra.

Tashmë policia dhe prokuroria e Laçit, kanë një seri provash të gjetura në vendngjarje, mes të cilave dhe një pistoletë që është gjetur shumë pranë trupit të Bujar Hasanit. Pamjet filmike janë çelësi i zbardhjes së kësaj ngjarje si dhe vullneti për të bashkëpunuar ose jo i Kreshnik Tushës me prokurorinë që do të sillte  identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE JEMI ME FAMILJEN FLOYD"/ Shefi i Policisë i përgjigjet Donald Trump: Mbylle gojën!
Previous article COVID-19/ Ja pasojat që mund të lërë koronavirusi edhe tek ata që e kanë kaluar pa simptoma të rënda (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT