Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’. Por pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja.