• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË VLORË/  Dalin detaje të reja, ende e rëndë gjendja shëndetësore e Eno Matës
Home
Breaking News

ATENTATI NË VLORË/ Dalin detaje të reja, ende e rëndë gjendja shëndetësore e Eno Matës

28 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Eno (Aleksandër) Mata, i dyshuar si objektiv i atentatit të ndodhur një ditë më parë në Poro të Vlorës vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mato gjendet në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa një ditë më parë i është shtruar operacionit për nxjerrjen e plumbave. Një prej tyre e ka prekur në pjesën fundore të barkut ndërsa 2 të tjerë në gjymtyrë.

Policia e Vlorës vijon hetimet për ngjarjen e mëngjesit të të dielës. Një ditë më parë janë shoqëruar rreth 15 shtetas banorë të fshatit Poro, Bishan, apo edhe të njohur të viktimës dhe të plagosurit. Të shoqeruarit janë marrë në pyetje e më pas janë lënë të lirë. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Policia gjithashtu ka sekuestruar disa kamera sigurie në Bishan dhe Novoselë.

Një ditë më parë 2 shtetas, Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli ndërsa kanë qenë duke u kthyer në banesat e tyre kanë rënë pre e një atentati. Bresheri kallashi është lëshuar në drejtim të tyre nga persona ende të pa identifikuar.

Për pasojë Sotiraq Mëhilli 22 vjeç ka ndërruar jetë në vend ndërsa Eno Mata 32 vjeç mori plagë të rënda. Ngjarja u mendua për hakmarrje për veprat kriminale për të cilat Mato akuzohet në Greqi, siç është edhe vrasja e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos, edhe pse Mata ka mohuar të ketë gisht në ngjarje.

Viktima e kësaj ngjarje, Sotiraq Mëhilli, djali i madh i familjes Mëhilli, jetonte dhe punonte në fshatin Poro në fushën e bujqësisë, duke i ardhur kështu në ndihmë familjes së tij. Pak vite më parë Sotiraqit i kishte ndërruar jetë edhe babai. Ndërsa 22 vjeçari ishte shtylla e shtëpisë. Mesditën e djeshme, të afërm të familjes kanë tërhequr trupin nga morgu i Vlorës. Ndërsa nëna e tij ka mësuar për ngjarjen po mesditën e djeshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PREKËM/ Taramelja bëhet me shtëpi të re, mes lotësh: Më duket si ëndërr
Previous article ARILENA ARA NË NJË LIDHJE/ Kush është djali që i ka marrë zemrën këngëtares

k.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT