Të tjera detaje zbulohen për atentatin e ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku viktima u gjet në një mjet i plagosur, por më pas ka humbur jetën në spital.
Burime nga policia bëjnë me dije për mediat se viktima është Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe i plagosuri M.Disha, 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku. Mësohet se viktima dhe shoku i tij i plagosur sapo ishin kthyer nga Gjermania 2 javë më parë.
Panorama ka siguruar një foto nga vendi i ngjarjes. Makina e bardhë në makina në të cilën udhëtonte viktima dhe i plagosur në momente që u bë atentati.



