Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër ku ka mbetur i vrarë Fatos Ferracaku, një 40 vjeçar që merrej me tregti dhe një miku i tij është plagosur.
Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Shkodra prej muajsh ka qënë epiqendra e disa krimeve të rënda ku në shtator ndodhi edhe ai që ka gjasa të lidhet me ngjarjen e sotme.
Arjan Ferracaku
Arjan Ferracaku është djali i xhaxhait të viktimës së sotme. Biznesmeni u vra me një breshëri plumbash teksa po kalëronte.
Lidhjet e dy kushërinjve me atentatet mbeten ende të pazbardhura dhe enigmë. Megjithatë, e rëndë është për familjen e Ferracakëve, që muaj pas muaj “shiriti pas shiriti” i duhet të përjetojnë tragjedi.
/AlpeNews.al






