Pak orë pas vrasjes që ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku është vrarë kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, Fatos Ferracaku, ka reaguar Artan Hoxha. Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se nisur nga dinamika e ngjarjes, kemi të bëjme me një atentat të mirëfilltë dhe dyshohet se autorët janë për vrasës me pagesë.
Në një replikë me një nga komentuesit gazetari Hoxha thekson se ka 4 muaj që ngre zërin në qiell për Shkodrën dhe se edhe dje ia tha këtë gjë kryeministrit në një nga emisionet televizive.
Ai gjithashtu shton se është kërcënuar nga banditët për të cilët ai ka folur.
/AlpeNews.al



