• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË SHKODËR/ 38-vjeçari, anëtar i fisit Bajri qëllohet me pesë plumba para syve të nënës. Ja çfarë thanë dëshmitarët
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË SHKODËR/ 38-vjeçari, anëtar i fisit Bajri qëllohet me pesë plumba para syve të nënës. Ja çfarë thanë dëshmitarët

10 March, 2022 k.autor Aktualitet, Kronikë

Admir Bajri, një prej anëtarëve të fisit Bajri në Shkodër, mbeti i plagosur mbrëmjen e 9 marsit në Shkodër, në një atentat me armë zjarri.

VIDEO

Ngjarja ndodhi në hyrje të Dobraçit, zonës ku jeton fisi Bajri. Menjëherë pas plagosjes, 38-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Admir Bajri ka të paktën pesë plumba në trup, tre në gjoks dhe nga një në pjesën e barkut dhe shpinës. Ai është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e rezervuar bëjnë të ditur mjekët, çka do të thotë se rrezikon shumë në rast të një komplikacioni shëndetësor pas operacionit.

ATENTATI

Admir Bajri ndodhej në mjetin e tij fouristradë tip “Benz”, me targë AA 444 TL, ngjyrë e zezë, kur papritur rreth orës 18:30 të 9 marsit një mjet është afruar në drejtim të tij dhe ka qëlluar me breshëri plumbash me armë zjarri tip automatik kallashnikov duke e lënë të plagosur rëndë.

I plagosuri kishte ndalur mjetin e tij pranë një marketi pasi ndodhej me nënën e tij, e cila kishte zbritur nga makina për të blerë produkte.

Kur Admir Bajri po priste që nëna e tij të rikthehej, një veturë ka ardhur me sens drejtimi nga Kopliku drejt Shkodrës duke qëlluar 38-vjeçarin që ndodhej brenda fuoristradës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, autorët nuk janë ulur fare nga mjeti i tyre. Ata thjesht janë ndalur dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj shtetasit Admir Bajri, duke e lënë të plagosur rëndë. 38-vjeçari i zënë në befasi nga ky atentat nuk ka mundur që të bëjë asnjë lëvizje.

HETIMET

Menjëherë pas plagosjes së Admir Bajrit, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta Policie, duke rrethuar zonën dhe duke nisur hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të kësaj plagosjeje. Deri më tani, grupi hetimor që po punon nuk ka ende të qartë një pistë konkrete hetimi. Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa Policia Vendore e Shkodrës po punon për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e tyre.

Policia ka ngritur postblloqe në disa zona afër vendit të ngjarjes, por edhe në pika të tjera strategjike të qytetit, duke kontrolluar të gjitha mjetet. Menjëherë pasi e kanë qëlluar mësohet se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Shkodrës, por është e paqartë se çfarë itinerari kanë ndjekur fiks, gjë për të cilën po punon Policia.

Mendohet se në këtë atentat është më shumë se një autor dhe se atentati kishte kohë që është mirëmenduar nga autorët. Po ashtu si burimeve policore mendohet se personat që kryen këtë plagosje mund të jenë vrasës me pagesë.

ÇFARË THANË DËSHMITARËT

Policia Vendore e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të marketit, pranë të cilit ndodhi plagosja, por në ato pamje nuk mund të shihet dinamika e ngjarjes për shkak se kamerat kanë në pamje vetëm derën hyrëse të marketit dhe jo pjesën e rrugës ku ndodhi plagosja.

Ndërkohë, grupi hetimor po sheh mundësinë e sekuestrimit të kamerave të tjera të subjekteve aty pranë për të parë se si ka ardhur mjeti i atentatorëve dhe se si është qëlluar në drejtim të 38-vjeçarit.

Po ashtu, në rrugët e lagjes “Rus” nga mendohet se kanë marrë drejtimin autorët, Policia po sekuestron të tjera pamje të kamerave të subjekteve atje për të zbuluar sa më shumë rreth lëvizjes së autorëve.

Nga ana tjetër, efektivët kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë të rastësishëm lidhur me plagosjen e ndodhur, por të gjithë kanë mohuar duke thënë se nuk e kanë parë se si ka ndodhur ngjarja dhe as mjetin e autorëve nga mund të jetë larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DROGUARIT NË TEST PATENTE/ Nuk do i shpëtojnë testimit as shoferët e dehur në timon
Previous article ZBULOI "MESAZHIN" QË I DËRGOI MALUMA/ Klea Huta: Ma çoi personalisht, tregoja shqiptarëve

k.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT