• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË RROGOZHINË/ Zbardhet dinamika. Si iu bë pritë në ferra 33-vjeçarit, arma e gjetur i ra njërit prej autorëve (DETAJET)
Home
Breaking News

ATENTATI NË RROGOZHINË/ Zbardhet dinamika. Si iu bë pritë në ferra 33-vjeçarit, arma e gjetur i ra njërit prej autorëve (DETAJET)

15 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klevis Kapllani, një person i dënuar dy herë nga Drejtësia Italiane për akuzën e shpërndarjes së drogës, është qëlluar me 14 plumba nga një distancë shumë e afërt. Autorët që sipas burimeve të policisë Kavajë, besohet se ka qenë dy, i kanë zënë prite në një arrë të mbjellë me misër. Autorët kishin hedhur në rrugë disa degë ferrash, si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë. Dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Teksa Klevis Kapllani, është afruar në një distancë prej gati 200 metra larg banesës së tij, në rrugë ai ka konstatuar disa degë ferrash,që dy autorët i kanë hedhur për ta penguar. Sapo Kapllani ka qëndruar me qëllim largimin e ferrave nga rruga, dy persona janë shfaqur befasisht nga arra me misër që ndodhej buzë rrugës, duke qëlluar nga një distancë shumë e afërt me 14 plumba, babain e një fëmije dy vjeç.

Policia thotë se Kapllani është goditur sapo ka qëndruar makinën, pasi frenat e dorës së mjetit tip “Fiat”, janë konstatuar të ngritura. Burimet policore sqarojnë, se arma e cila është gjetur në vendngjarje, i përket njërit prej autorëve. Ajo është një armë tip “Glock” dhe nga mekanizmi balistik është e rregullt për qitje. Policia thotë se kjo armë nuk ka bërë asnjë qitje, por besohet se i ka rënë në ikje e sipër njërit prej autorëve, që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë. Klevis Kapllani thonë burimet policore, besohet se është vrarë rreth orës 23:00 të natës. Para ekzekutimit ai ndodhej me disa shokë të tij në një nga lokalet e fshatit dhe më pas është drejtuar për në banesën. Por kur kishin mbetur edhe gati 200 metra për të hyrë në banesë, 33-vjeçari është qëlluar për vdekje me një tip automatiku ‘Tomson’.

Të afërmit e viktimës dhe kushërinjtë që ndodheshin me banim në atë zonë, nuk kanë dëgjuar asnjë të shtënë me armë, dhe kjo tregon se autorët mund të kenë përdorur një armë të pajisur me silenciator. Trupi i pajetë i Klevis Kapllanit, ka qëndruar përgjatë gjithë natës, pa u vënë re nga askush. Vetëm në mëngjes, rreth orës 06:00 të ditës së sotme Kapllani është gjetur i pajetë nga personi që mblidhte qumështin tek fshatarët e zonës. Gjatë këtyre orëve, policia dhe prokuroria e Kavajës, kanë pyetur dhjetëra persona, por askush nuk është në gjendje të tregojë se cilët ishin konfliktet që mund të kenë sjellë ekzekutimin e Kapllanit. Ky i fundit kishte vetëm dy vjet që ishte deportuar nga Italia, si pasojë e dënimeve të marrë për shpërndarje droge. Ndërkohë pistoleta tip “Glock” është çuar në laborator me shpresën e fiksimit të gjurmëve të gishtave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U HELMUA NJË MUAJ MË PARË/ Opozitari rus Navalny poston foto nga spitali: Marr frymë vetë
Previous article TËRHOQI QENIN ZVARRË/ Policia ndalon shoferin dhe e çon ngjarjen në Prokurori

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Zbulohen parcelat me kanabis! Bimët asgjësohen përmes djegies, kontrolle e nëpër ambiente të mbyllura

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT