• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË PEQIN/ I plagosuri, dhëndërr i Tan Kateshit, një prej kapobandave të ’97, me precedentë penalë. Autori dyshohet… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË PEQIN/ I plagosuri, dhëndërr i Tan Kateshit, një prej kapobandave të ’97, me precedentë penalë. Autori dyshohet… (DETAJET)

29 May, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Policia në kohë reale identifikoi autorin, me mbiemër Mezja.

“Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.Mezja, ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, deklaron zyrtarisht policia e Elbasanit.

Ndërkaq burime pohuan se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(Ballkanweb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARRITJE..."/ BERZH dhe Komuniteti i Energjisë: Parku fotovoltaik i Karavastasë me më pak se gjysmën e çmimit
Previous article "PASHALIMANI" DO TË BËHET BAZË USHTARAKE E TURQISË? Ministria e Mbrojtjes: Ka kërkesë për të qenë e NATO-s, ekspertët e Aleancës po e vlerësojnë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT